Raiffeisen Bank dhe Bashkia Tirane inaugurojne biblioteken e shkolles Aleks Buda ne Tirane


27.4.2009

Bashkia e Tiranës në kuadër të programeve sociale dhe edukuese, me qëllim sigurimin e ambjenteve bashkëkohore fëmijëve dhe të rinjve të qytetit, zgjeron hapësirat e bashkëpunimit me një ndër institucionet më në zë bankare “Raiffeisen Bank”.

Ne vijim te Projektit te perbashket “Partneriteti publik-privat – për zhvillimin e komunitetit” ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Raiffeisen Bank, eshte bere emundur pajisja e bibliotekave ne dy shkolla të kryeqytetit, përkatësisht ne shkollën e mesme “Aleks Buda” dhe ne shkollën 9-vjecare “Siri Kodra”. Me kete rast eshte zhvilluar nje ceremoni inaugurimi, ne te cilen mori pjese Z. Edi Rama, Kryetari i Bashkise se Tiranes dhe Z. Robert Wright, Anetar Bordi per retail ne Raiffeisen Bank. Gjithashtu te pranishem ne ceremoni ishin, nxenes dhe mesues te kesaj shkolle si dhe perfaqesues te medias se shkruar dhe elektronike.

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Aleks Buda” tashmë do të kenë mundësinë të kalojnë orët edukative në mjedise të reja e bashkëkohore, ku do të mund të takohen e të diskutojnë me njëri–tjetrin, e shpenzojnë kohën në mënyrë të frytshme,duke mbledhur informacion dhe përftuar njohuri, si faktorë të një rëndësie maksimale për zhvillimin e tyre.

“Raiffeisen Bank eshte shume e kenaqur qe ka financuar ngritjen e ketyre bibliotekave. Ne do te vazhdojme te japim kontributin tone ne edukimin e brezit te ri ne vend”, tha Z. Robert Wright perpara te pranishmeve ne ceremoni.

Në mbështetje të këtij projekti, nën nismën “Dhuro një libër!”, stafi i administratës së Bashkisë së Tiranës është angazhuar duke dhuruar libra për bibliotekën e re në mjediset e kësaj shkolle, duke i shtuar një fond të ri librash të autorëve të ndryshëm kësaj biblioteke dhe me synim shtrirjen e kësaj iniciative edhe më tej, nga organizma e institucione për shkollat e qytetit tonë.