Raiffeisen Bank dhe Bashkia Tirane - Iniciativa te reja per arsimin e kryeqytetit


16.4.2008

Bashkia e Tiranës në kuadër të programeve sociale dhe edukuese, me qëllim sigurimin e ambjenteve bashkëkohore fëmijëve dhe të rinjve të qytetit zgjeron hapësirat e bashkëpunimit me një ndër institucionet më në zë bankare “Raiffeisen Bank”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Edi Rama firmos në zyrën e tij, Memorandumin e bashkepunimit me Z. Oliver J. Whittle, drejtorin ekzekutiv të Raiffeisen Bank për realizimin e projektit të përbashkët “Partneriteti publik-privat – për zhvillimin e komunitetit”.

Zoti Whittle dhe Krye bashkiaku Rama iu drejtuan mediave pas nenshkrimit te ketij Memorandumi.

“Jam shume i kenaqur qe Raiffeisen Bank bashkepunon me Bashkine e Tiranes per realizimin e ketij projekti qe permireson jeten e nxenesve ne shkolla dhe jeten e komunitetit ne pergjithesi. Une mbeshtes Z. Rama ne te tilla iniciativa pasi ky nuk eshte projekti i pare dhe besoj as i fundit qe Raiffeisen do te kryeje me Bashkine e Tiranes. Raiffeisen Bank mendon qe nxenesit dhe studentet jane e ardhmja e vendit dhe ne do te vazhdojme te mbeshtesim cdo nisme qe permireson te ardhmen e tyre”, tha Z. Whittle ne fjalen e tij.

Krye bashkiaku Edi Rama tha se e gjen nje partner te besueshem dhe te gatshem per te tilla projekte Raiffeisen Bank dhe se Bashkia eshte e vendosur dhe angazhuar te vazhdoje ndermarrjen e nismave qe permiresojne jeten e komuniteteve, nxenesve ne shkolla e femijeve ne kopshte e cerdhe. Kjo do te ndikoje pa dyshim, tha Z. Rama ne rezultatet e tyre dhe ne ngritjen e cilesise se jetes se tyre komunitare.

Ky projekt do të bëjë të mundur vendosjen ne mjediset e brendëshme sportive të pajisjeve të palestrave si dhe ambjenteve rekreative në 5 shkolla të kryeqytetit, përkatësisht në shkollat e mesme “Sinan Tafaj”, “Myslym Keta”, “Emin Duraku”, “Osman Myderizi”, “Dëshmorët e Lirisë” sipas nevojave për secilën, si dhe vendosjen e këndeve të lojrave në 4 kopshte, përkatësisht kopshtet Nr. 45, Nr. 2, Nr.29 dhe Nr.58 në qytetin e Tiranës.

Shkolla “Lasgush Poradeci” do të përfshihet në këtë projekt nëpërmjet rehabilitimin të terrenit sportiv në këtë shkollë.

Bashkia e Tiranës dhe Raiffeisen, duke qenë e ndjeshme ndaj të gjitha kërkesave në rritje të komunitetit si dhe plotësimim e standarteve veçanërisht për fëmijët, nëpërmjet këtij partneriteti, do të përcjellë tek qytetarët më të rinj dëshirën e tyre për edukim nëpërmjet krijimit të ambjenteve bashkëkohore për lexim, dy biblioteka në shkollat “Siri Kodra” dhe “Arben Brozi”.

Projekti do të mbështesë dhe krijimin e një këndi sportiv brënda një blloku banimi, duke shtuar edhe një kënd “Dua të luaj” në hapësirat e Tiranës për më të vegjlit.