Raiffeisen Bank dhe Federata Shqiptare e Basketbollit nisin projektin Basketbolli ne Shkolle


1.10.2010

Raiffeisen Bank dhe Federata Shqiptare e Basketbollit kane kënaqësinë t’ju informojne se projekti Basketbolli në shkollë, një projekt mjaft ambicioz për përgatitjen e të cilit punohet prej një viti, ka filluar tashmë fazën e zbatimit.

Projekti, i cili do te shohe zhvillimin e basketbollit në ciklin e ulët dhe atë 9-vjeçar, ishte një iniciativë e Raiffeisen Bank, e cila rezultoi ne nje bashkepunim shume te suksesshem me Federaten Shqiptare te Futbollit. Ky projekt ka si qëllim promovimin e basketbollit si një element i rëndësishëm edukativ, mësimor dhe shëndetësor. Ai do të shtrihet fillimisht në qytetet e Tiranës, Shkodrës, , Elbasanit, Vlorës dhe Korçës, por ne te ardhmen edhe ne qytete te tjera. Projekti synon të aktivizojë fillimisht rreth 2500 nxënës të pesë shkollave 9-vjeçare. Keto qytete u zgjodhen te parat per traditen e tyre ne kete sport.

Federata Shqiptare e Basketbollit pati mbeshtetjen e shkelqyer te Drejtorive Arsimore ne qytete dhe kontributi i Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe asaj te Turizimit, Kultures, Rinise dhe Sportit ishte majft i rendesishem ne krijimin e lehtesirave gjate fazes pergatitore.

Me lejoni te shpreh entuziazmin tim për këtë projekt prestigjioz, të hapjes së basketbollit në shkollat e ciklit te ulet si edhe per aktorët kryesorë të tij ,FSHB dhe Raiffeisen Bank, por jo të vetëm. Përgëzoj koordinimin e suksesshëm të punës së deritanishme,i cili kam besimin e plotë që do ta përmbushë objektivin kryesor të këtij projekti, qe i sherben edukimit sportiv te brezit te ri, tha Z. Avni Ponari, President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Raiffeisen Bank, si Sponsor Gjeneral i këtij projekt ofroi mbeshtetjen financiare e cila eshte shume e rendesishme per kete iniciative ambicioze. Federata Shqiptare e Basketbollit ofroi mbeshtetjen teknike dhe logjistike dhe ne besojme qe ky partneritet do të jetë i vazhdueshmëm dhe do te kete sukesin e garantuar.

Raiffeisen Bank është shume e kenaqur qe bashkepunon me Federaten Shqiptare te Basketbollit per zbatimin e ketij projekti dhe une besoj fuqimisht qe ky partenritet do te jete vetem fillimi i nje marredhenieje afat-gjate, me Federaten Shqiptare te Basketbollit dhe me lojetaret me te rinj te basketbollit. Me sponsorizimin e ketij kampionati per te rinjte, Raiffeisen Bank deshmon edhe njehere gatishmerine e saj ne mbeshtetje te projekteve per edukimin dhe zhvillimin e brezit te ri sepse ata jane e ardhmja e vendit, tha Oliver Whittle, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank ne Shqiperi.

Një tjetër falënderim i veçantë shkon edhe për FIBA Europe, e cila keto vitet e fundit ka dhene ndihmën e saj të gjithëanëshme për FSHB-në, si dhe drejtoritë e shkollave 9-vjeçare ku projekti po gjen zbatim.

Një ndër objektivat afat mesme të këtij projekti është krijimi i një shkolle të mirëfilltë basketbolli, promovimin e këtij sporti në të gjitha qytetet pjesmarrese në projekt, shkëmbimin e eksperincave, pasurimin dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Për të arritur deri në këtë fazë të zbatimit të projektit, u desh një punë përgatitore një vjeçare përfshirë përgatitjen e terreneve sportive të shkollave, pajisjen me uniforma, bazë materiale didaktike, topa, etj. Zbatimi i projektit parashikon fillimisht zhvillimin e turneve lokalë në qytete, tashmë në proçes, për të kaluar më pas në zhvillimin e turneve kombëtare.

Federata Shqiptare e Basketbollit eshte e bindur se projekti Basketbolli në shkollë, do të ketë shtrirje kohore dhe rezultatet e tij nuk do të vonojnë të shfaqen. Jemi të bindur që të gjithë partnerët tanë, Raiffeisen Bank, FIBA Europe, ministritë përkatëse, drejtoritë arsimore të qyteteve, drejtoritë e shkollave dhe kontigjenti i trajnerëve, do të vazhdojnë të kontribuojnë me përkushtim, në të mirë të fëmijëve tanë të cilët e duan sportin e bukur të basketbollit.

Raiffeisen Bank ne Shqiperi eshte banka me e madhe ne vend dhe ze vendin e pare net e gjithe treguesit kryesore te performances. Baza e saj e aseteve eshte afro 2 miliarde Euro dhe ka nje rrjet prej 102 degesh neper te gjithe vendin. 180 ATM, 1200 terminale POS qe sigurojnë Bankës një rrjet gjithpërfshirës shpërndarjeje gati 3 here me te madh se konkurenti i saj me i afert.

Per informacione te metejshme ju lutem kontaktoni:

Viola Smaja

Drejtore per Marredheniet me Publikun

Raiffeisen Bank

Tel: 0 42 275588

e-mail: [email protected]