Raiffeisen Bank dhuron 20 kompjutera per Shtepine e Femijes “Zyber Hallulli” ne Tirane


15.5.2014

Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris se bashku me Ministren Milena Harito kane dhuruar 20 kompjutera  per Shtepine e Femijes Zyber Hallulli ne Tirane.

Z. Canacaris ne fjalen e tij pershendetese ne kete aktivitet qe mbahet ne Javen e Inovacionit tha:

“Une dua t'ju falenderoj te gjitheve sot per organizimin e ketij eventi dhe gjithashtu qe na dhate edhe ne mundesine te behemi pjese e tij.

Nuk eshte hera e pare qe ne vijme tek Zyber Hallulli. Ne kontribuojme cdo vit me tekstet shkollore pasi mendojme qe eshte shume e rendesishme per keta femije te integrohen ne sistemin arsimor.

Jam shume i lumtur sot qe ishim ne qe dhuruam keta kompjutera. Shpresoj qe do te perdoren per nje kauze te mire, shpresoj qe nje dite do te vij ne kete institucion se bashku me Ministren Harito per te dhene nje cmim per nje student te talentuar ne komunikim apo IT. Une vertet dua qe te shoh keta student ne aktivitete si Cmimet ICT ku me te miret konkurrojne me njeri tjetrin.

Ky aktivitet merr ne fakt nje kuptim tjeter per ne pasi eshte pjese e Javes se Inovacionit. Ai shkon shume mire me Raiffeisen Bank pasi ne na pelqejne te gjithe sherbimet elektronike dhe sot une jam I lumtur t'ju the, se ne kemi nje game te plote te te gjithe produkteve dhe sherbimeve elektronike se bashku me Pagesat me Celular.

Une ndihem mire kur shoh se ne ndajme te njejtin vision me qeverine shqiptare ne promovimin e sherbimeve elektronike. Ato jane me direkte, perfshijne nje mase me te madhe perdoruesish, jane me transparente dhe kane me pak burokraci e korrupsion.

Une dua te finalizoj fjalen time duke u thene studenteve qe do te perdorin kete laborator - E Gezofshi