Raiffeisen Bank dhe Ministria e Shendetesise nenshkruan marreveshjen per dhurimin e 30 mijë eurove për blerjen e medikamenteve, kryesisht citostatikë dhe serume, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza†në Tiranë.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja Anila Godo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Z. Oliver J.Whittle.
“Banka Raiffeisen dhuroi një sasi medikamentesh, që përmbidhen në shumën prej 30 mijë euro, nga të cilat rreth 19 mijë euro janë dhuruar për Qendrën Spitalore Universitare per te blerë një sërë antibiotikësh dhe citostatikësh, për të cilën Qendra mbetej zbuluar deri në fund të vitit, si dhe 11 mije euro për blerjen e një sasie serumesh, glukozë dhe fiziologjikëâ€. – tha Ministrja Godo ne fjalen e saj
“Une deshiroj t’ju falenderoj në emër të pacientëve, shërbimeve të spitaleve të rretheve dhe shërbime spitalore të QSUT dhe në emër të stafit të ministrisë, per ndihmen qe na dhate ne nje moment te veshtire per neâ€, tha Ministrja duke falenderuar Drejtorin e Pergjithshem te Raiffeisen Bank, Mr. Whittle.
Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank pati nje fjalim te shkurte deklroi:“Ne iu përgjigjëm apelit tuaj, pasi e dimë që shumë njerëz kishin nevojë për këto ilaçe. Ne e shohim shërbimin ndaj komunitetit si një pjesë të përgjegjësive dhe detyrimeve tonaâ€. Ai siguroi Ministren Godo se “Raiffeisen Bank do të jetë gjithmonë një partner i juaji dhe do të jetë i lumtur që ndihmojë shëndetësisëâ€.
""Ne kohët e fundit ne kemi vizituar spitalin e Durrësit, ku i dhuruam një pajisje të veccantë dhe unë isha impresuar nga mënyra , sesi ky spital prezantohej dhe ishte i menaxhuar dhe une ju uroj shumë suksese në këtë nismë që keni ndërmarrë për të future të gjithë spitalet në këtë projekt që e ka filluar spitali i Durrësit"", tha ai. Drejtori i Raiffeisen Bank shtoi se suksesi do të varet dhe nga menaxhimi lokal dhe sesi ata do të veprojnë, por unë mendoj që spitali i Durrësit do të jetë një shembull i mirë për të tjerët’, shtoi Z. Whittle.
Ministrja Godo dhe Drejtori i Raiffeisen Bank, shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e shëndetësisë.