Raiffeisen Bank ka përkrahur iniciativën e Policisë së Shtetit për të trajnuar të rinj të përzgjedhur nga konkursi për punësim në zyrat e shërbimit të qytetarëve dhe operatorëve 129. Kjo iniciativë e Policisë së Shtetit u prezantua ditën e sotme nga Ministri i Brendshëm Z. Saimir Tahiri, i cili e quajti atë të domosdoshme për krijimin e një bashkëpunimi sa më të mirë të Policisë së Shtetit me qytetarët dhe mundësi shumë të mirë për luftën ndaj krimit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris.
“Jam shumë i lumtur që Bankës Raiffeisen iu kërkua të zhvillojë këtë trajnim për dy arsye: së pari, ne e konsiderojmë shumë të rëndësishëm shërbimin ndaj klientit, kemi investuar qindra ore trajnimi dhe jam shumëi i kënaqur që sot ne kemi krijuar një standard në të gjithë vendin. Së dyti, më erdhi shumë mirë që Z. Minister e konsideron trajnimin e stafit një prioritet në kuadrin e të gjitha ndryshimeve në policinë Shqiptare dhe na zgjodhi ne për ta bërë këtëâ€, tha Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris në fjalën e tij gjatë ceremonisë.
“Dëshiroj t’ju siguroj që ne do të vazhdojmë të jemi pranë institucioneve për të ndihmuar në përmirësimin e tyre sepse mendojmë që është shumë e rëndësishme që të kemi standarde në punën me qytetarëtâ€, përfundoi Z. Canacaris.
Ndërsa Ministri i Brendshëm, Z. Saimir Tahiri ndër të tjera tha: “Zyrat në Tiranë dhe në të gjitha rajonet dhe komisariatet në të gjithë Shqipërinë janë të nevojshme sepse lufta ndaj kriminalitetit kërkon bashkëpunimin e qeverisë me qytetarin. Policia sot jep edhe shumë shërbime të cilat janë administrative. Ne po marim nisma ku qytetari trajtohet si klient dhe polici i shtetit si ai që i ofron shërbimin. Kete nisme te munguar për 20 vjet ne tashmë po e mundësojmë.’
Drejtori i Drejtorise se Policise se Tiranes, Z.Ardian Çipa gjithashtu i pranishem ne ceremoni tha gjate fjales se tij se punonjësit e rinj që do të shpallen fitues do të shpërbejnë në këto zyra ku do të kenë ne fokus shërbimin ndaj qytetarëve. Qëllimi i këtij shërbimi është kthimi i besimit të qytetarëve tek forcat e policisë nëpërmjet komunikimit. Keta te rinj do te sherbejne ne keto struktura per te rritur standardin dhe imazhin e Policise, per te plotesuar kerkesat e qytetareve.