Raiffeisen Bank edhe njëherë ka treguar mbështetjen e saj ndaj komunitetit, duke mundësuar mbështetjen financiare për blerjen e 100 drurëve dekorativë të cilat u mbollën në rrugën hyrëse të qytetit të Beratit në segmentin Dogana-Rotondo. Ky projekt u inicua nga Bashkia Berat me qellim përmirësimin e mjedisit urban.
Në ceremonin inaguruese ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Z.Fadil Nasufi, si dhe përfaqësuesit më të lartë të Raiffeisen Bank Z.Christian Canacaris Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank, Z. John Mcnaughton Anëtar Bordi për Biznesin Retail, Zj. Vilma Baçe Drejtoresha e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun, Zj.Dhurata Dundo Zëvëndës Drejtoresh e Distriktit Perëndimor. Z.Nasufi në fjalën e tij vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Raiffeisen Bank u ka bërë projekteve të paraqitura nga Bashkia.
Këtij aktiviteti ju bashkuan edhe të rinjtë e shkollës jo-publike “Irfan Ngjeqariâ€, si pjesë mbështetëse për sensibilizimin e komunitetit për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj mjedisit.
Raiffeisen Bank vazhdon mision e saj duke i ofruar shqiptarëve jo vetëm standarde të larta dhe të shkëlqyera bankare, por edhe duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre. Banka jonë ka qenë dhe mbetet një nga kontribueset më të mëdha në të gjithë sistemin bankar për sa i përket ndihmesës dhe kontributin që ka dhënë në projekte të cilat kanë pasur në fokus komunitetin.