Raiffeisen Bank financon mbjelljen e 390 pemeve ne bashkepunim me Bashkine e Tiran


17.12.2013

Raiffeisen Bank ka sponsorizuar mbjelljen e 390 pemeve ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes. Me kete rast, sot ne parkun e Liqenit Artificial u organizua nje ceremoni ne te cilen ishin te pranishem Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris dhe Kryetari i Bashkise se Tiranes, Z. Lulzim Basha.

 â€œNe jemi vërtet të kënaqur që jemi ndër kompanitë e para që i jemi përgjigjur thirrjes së z. Basha për mbjelljen e pemëve të reja dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në Tiranë. Ne do të vijojmë të japim mbështetjen tonë për të gjithë projektet që kanë të bëjnë me gjelbërimin dhe gjithashtu presim më shumë projekte nga kryebashkiaku për vitin tjetër, veçanërisht sepse viti tjetër përkon me 10 vjetorin e “Raiffeisen Bank” në Shqipëri. Ju uroj të gjithëve “Gëzuar Krishtlindjet dhe vitin e Ri”!

“Sot, kemi kënaqësinë që në një hapësirë të mbetur pa pyllëzuar, në parkun e Liqenit Artificial, së bashku me përfaqësuesin e “Raiffeisen Bank” në vendin tonë, të mbjellim afro 390 pemë të llojit gështenjë dhe bli, akt për të cilin dua të falënderoj bankën “Raiffeisen” si dhe të bëj një thirrje për bankat e tjera dhe korporatat në qytetin tonë, të vazhdojnë mbështetjen në këtë proces. Mbjellja e këtyre pemëve, risia që sjellin në qytet është diçka që do të gëzohet jo për ditë e për muaj por për vite dhe dekada, brez pas brezi” – u shpreh z. Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha theksoi se shtimi i gjelbërimit në Tiranë është domosdoshmëri dhe për këtë arsye, Bashkia e Tiranës e ka vendosur që në fillim shtimin e gjelbërimit të hapësirave të gjelbra e të pemëve në Tiranë, në krye të axhendës së saj.