Raiffeisen Bank inauguron permendoren e At Zef Pllumit ne Shengjin


19.6.2014

Raiffeisen Bank ka mbeshtetur iniciativen e Komunes Shengjin per  ngritjen e permendores se Klerikut te madh dhe njeriut te urte te letrave, At Zef Pllumbi. Permendorja, e cila u realizua me rastin e  90 vjetorit te lindjes se tij u vendos ne shetitoren kryesore te Komunes Shengjin.

Me kete rast u organizua edhe nje ceremoni inaugurimi ne te cilen merrnin pjese Kyetari i Komunes Shengjin Z. Salvador Kaçaj dhe Z. Serge Guay, Drejtor i Divizionit te Rrjetit si dhe qytetare te komunes se Shengjinit.

“Eshte kenaqesi e vecante qe jam i pranishem ne kete ceremoni dhe ne emer te Raiffeisen Bank deshiroj te shpreh mirenjohjen e thelle ndaj kesaj figure te shquar historike si At Zef Pllumbi. Dhe kjo eshte dhe arsyeja pse Raiffeisen Bank mbeshteti financiarisht ngritjen e permendores se tij”, tha Z. Guay gjate ceremonise.

Kryetari i Komunes Shengjin pershendeti te pranishmit dhe falenderoi Raiffeisen Bank per kontributin e saj te cmuar ne ngritjen e permendores se At Zef Pllumbit.