Raiffeisen Bank incident ne Laprake


24.9.2008

Raiffeisen Bank njofton se ne degen e Laprakes kane hyre dy njerez te maskuar dhe me arme te cilet duke kercenuar arketarin kane mundur te rrembeje parate e gjendura ne banak.

Fatmiresisht asnje nga klientet apo stafi i deges se bankes nuk eshte plagosur apo demtuar. Aktualisht dega e Laprakes eshte e mbyllur dhe forcat e policise gjenden ne vendgjarje. Forcat e policise jane pergjigjur shpejt dhe kane arritur ne degen e Laprakes per rreth 3-4 minuta, por fatkeqesisht vjedhesit ishin zhdukur.

“Prioriteti yne i pare eshte pa dyshim siguria e klienteve dhe stafit dhe ne jemi te kenaqur qe ata kane vepruar sipas politikes sone te sigurimit”, tha Peter Hakkenberg, Anetar Bordi per Operacionet dhe IT ne Raiffeisen Bank.

Dega e Laprakes eshte e pajisur me te gjithe sistemet mbrojtese ashtu si te gjithe deget e tjera ne vend. Raiffeisen Bank merr te gjitha masat qe keto sisteme te jene funksionale dhe operacionale.