Raiffeisen Bank incident ne rrugen Bardhyl


12.10.2008

Raiffeisen Bank njofton se ne degen e Rruges Bardhyl ka hyre nje njeri i maskuar dhe me arme i cili duke kercenuar nje arketar ka mundur te rrembeje parate e gjendura ne banak.

Fatmiresisht asnje nga klientet apo stafi i deges se bankes nuk eshte plagosur apo demtuar. Aktualisht dega e Rruges Bardhyl eshte e mbyllur dhe forcat e policise gjenden ne vendgjarje. Forcat e policise kane arritur ne degen e Rruges Bardhyl rreth 5 minuta pasi stafi ka shtypur butonin e alarmit, por fatkeqesisht vjedhesi eshte zhdukur.

“Prioriteti yne i pare eshte pa dyshim siguria e stafit dhe ne jemi te kenaqur qe ata kane vepruar sipas politikes sone te sigurimit”, tha Rober Wright, Drejtor i Retail ne Raiffeisen Bank.

Dega e e Rruges Bardhyl eshte e pajisur me te gjithe sistemet mbrojtese ashtu si te gjithe deget e tjera ne vend. Raiffeisen Bank merr te gjitha masat qe keto sisteme te jene funksionale dhe operacionale.