- Te ardhurat neto nga interesat te qendrueshme ne € 875 milion (Q1 2011: € 884 milion)
- Te ardhurat operative ulen lehte me 3.4 per qind ne € 1,295 millon (Q1 2011: € 1,341 milion)
- Shpenzimet e pergjithshme administrative mbeten te pandryshuara ne € 753 milion (Q1 2011: € 753 milion)
- Provigjionet neto per hymbjet nga kredite e keqija bien me 26.5 per qind ne € 153 milion (Q1 2011: € 208 millon)
- Fitimi para takses u permiresua me 69.1 per qind ne € 685 milion (Q1 2011: € 405 milion)
- Fitimi i konsoliduar rritet fuqishem me 100.4 per qind ne € 541 milion (Q1 2011: € 270 milion)
- Norma e kredive te keqija u rrit lehtesisht ne 8.9 per qind (deri ne 0.2 pike perqindjeje krahasuar me fundin e 2011)
- Norma e arritjes se objektivit te EBA per Grupin RZB sipas planifikimit
Te gjitha shifrat jane sipas standadeve (IFRS).
Raiffeisen Bank International AG (RBI) shenoi nje fitim te konsoliduar prej € 541 milion ne tremujorin e pare te 2012, i cili perfaqeson nje rritje prej 100.4 per qind krahasuar me tremujorin e pare te vitit te kaluar (Q1 2011: € 270 milion). ""Pavaresisht mjedisit sfidues, ne arritem te ruanim suksesin e nje viti me pare me rezultatet e tremujorit tone te pare. Edhe me heqjen e disa efekteve negative ne mund te jemi te kenaqur me fitimin qe kemi arriturâ€, tha Herbert Stepic, Drejtor Ekzekutiv i RBI. Fitimi para takses i RBI u rrit me 69.1 per qind ne € 685 milion (Q1: € 405 millon) dhe fitimi pas takses u rrit me 87.9 per qind ne € 574 milion (Q1 2011: € 305 milion). Fitimet per aksion u rriten nga € 1.13 ne tremujorin e pare te 2011 me € 1.39 ne € 2.52.
Rezultate te mira nga provigjione me te ulta dhe levizjet pozitive te tregut
Te ardhurat e RBI ne teresi u zhvilluan pozitivisht pavaresisht nje renieje te lehte ne te ardhurat operative, te cilat arriten ne € 1,295 million ne tremujorin e pare te 2012 (Q1 2011: € 1,341 milion). Nga njera ane, kjo erdhi si rezultat i provigjioneve me te ulta neto per humbjet nga kredite e keqija, te cilat rane ne 26.5 per qind ne € 153 milion (Q1 2011: € 208 milion), si dhe nga levizjet pozitive ne treg.
Provigjionet neto per hymbjet nga kredite e keqija bien me 27 per qind
Provigjionet neto per hymbjet nga kredite e keqija u ulen me tej krahasuar me nje vit me pare, me 27 per qind ose € 55 milion ne € 153 milion, duke qene se situata eshte permiresuar veçanerisht ne CIS dhe segmentet e Korporatave te Grupit. Ne Ukraine, provigjionet per klientet individe u reduktuan ndjeshem per arsye te cilesise se permiresuar te portofolit dhe te ardhurave me te larta nga mbledhja e kolateraleve. Ne segmente te tjera, provigjionet gjithashtu shenuan renie te lehte ose mbeten net e njejtin nivel sin e 2011.
Kthimi nga kapitali para takses u rrit ne 25.1 per qind
Kthimi nga kapitali para takses, i cili eshte vendimtar per nje vleresim te performances se biznesit, u rrit me 9.5 pike perqindjeje , kryesisht si rezultat i fitimit me te larte.
Shpenzimet e pergjithshme administrative mbeten te pandryshuara
Shpenzimet e pergjithshme administrative mbeten ekzaktesisht ne te njejtin nivel krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar ne € 753 milion. Te ardhura me te ulta, gjithsesi tregojne qe raporti kosto/te ardhura u rrit me 2.0 pike perqindjeje ne 58.2 per qind.
Zeri me i larte nen shpenzimet e pergjithshme administrative ishte shpenzime per stafin qe shkoi ne 51 per qind dhe qe ne total u rrit me € 2 milion ne € 381 milion. Ndersa u rrit ne Rusi, Ukraine dhe Austri, u ul ne Hungari, Republiken Çeke dhe Rumani.
Numri mesatar i stafit u ul me 815 ne 59,027 nga viti ne vit. Uljet me te ndjeshme u shenuan ne Ukraine (minus 326), Hungari (minus 283), Rumani (minus 232), Rusi (minus 227) dhe Kroaci (minus 113) si rezultat i shkurtimeve te stafit. Kjo eshte ne contrast me rritjet ne Poloni (plus 120) dhe Sllovaki (plus 108).
Ne 31 Mars 2012, RBI kishte 58,366 punonjesit, qe perfaqeson nje ulje prej 895 krahasuar me fundin e vitit.
Asetet totale u rriten me 1 per qind krahasuar me fundin e 2011
Ne 31 March 2012, asetet totale te RBI arriten ne € 148.8 miliarde, duke ur rritur me 1 per cent. Vetem nje pjese shume e vogel e kesaj erdhi si rezultat i efekteve nga kursi i kembimit. Rritja ne asete rezultoi nga kredite me te larta dhe paradheniet per klientet dhe nga rezerva me e larte e cash-it, ndersa nje rritje ne depozita nga bankat dhe klientet coi ne nje rritje te detyrimeve.
Norma Tier 1 u rrit ne 10.7 per qind
Bilanci i kapitalit te RBI qe konsiston ne kapital te konsoliduar, fitim te konsoliduar dhe kapital te interesave jot e kontrollueshme, u rrit me 5 per qind ose € 538 milion ne € 11,474 milion krahasuar me fundin e vitit 2011.
Norma e arritjes se objektivit te EBA per Grupin RZB sipas planifikimit
Ne fund te Tetorit, Autoriteti Bankar Evropian (EBA) prezantoi nje target core tier 1 prej 9 per qind per bankat suistematikisht te rendesishme ne Evrope. Ne Austri, ky grup bankash perfshin Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), institucioni financiar nga i cili varet Grupi RZB (Kreditinstitutsgruppe) , nengrupi me i madh i te cilit eshte RBI.
Norma e re e minimumit te kapitalit duhet te arrihet deri ne 30 Qershor 2012. Duke marre ne konsiderate masat tashme te plotesuara ose prane perfundimit te tyre, Grupi RZB aktualisht arrin nje norme core tier ration sipas percaktimeve te EBA prej 9.3 per qind, keshtu qe eshte net e njejten linje me planin.
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 61,300 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.6 milion klienteve nepermjet 3,100 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) ose Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055,[email protected]), ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at