- Fitimi para tatimit rritet3.5 oer qind nga viti ne vit ne 1,032 milion Euro (1-9 2010: 997 milion Euro)
- Fitimi i konsoliduar bie me 4.8 per qind ne 745 milion Euro (1-9 2010: 783 milion Euro)
- Te ardhurat tregtare neto rriten 13.5 per qind ne 293 milion Euro (1-9 2010: € 258 million)
- Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija bien 14.4 per qind ne 782 milion Euro (1-9 2010: € 913 million)
- Raporti i kredive te keqija permiresohet me 0.6 pike per qind kundrejt fund vitit 2010 ne 8.4 per qind.
- Raporti mbulimit permiresohet me 4.2 pike per qind kundrejt fund vitit 2010 ne 70.5 perqind
- Kthimi mbi kapital perpara tatimit bie me 0.5 pike perqind vit ne vit ne 13.6 per qind
- Raporti kosto/te ardhura 2.6 pike per qind me larte vit ne vit ne 55.8 per qind
- Perspektiva pak e ndryshuar
Shifrat ne kete deklarate per shtyp per tremujoret e pare te 2010 jane shifra te krahasueshme per strukturen e RBI mbas aplikimit te shkrirjes retrospektive nga data 1 Janare 2010.
Raiffeisen Bank International AG (RBI) postoi një fitim të konsoliduar (pas tatimit dhe interesave jo-kontrolluese) prej 745 milion Euro per nente muajt e parë të 2011, që paraqet një rënie te lehte prej 4.8 për qind në krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare (1-9-2010: 783 milion Euro). Në të kundërt, fitimi perpara tatimit i RBI u rrit me 3.5 për qind në 1,032 milion Euro (1-9-2010: 997 milion Euro). Megjithese taksat mbi te ardhurat u rriten me 128 milion Euro ne 272 milion Euro. Kjo rritje u drejtua fillimisht nga fitime te larta ne njesit e Grupit, por shpenzimet e ngadalesuar te tatimit u rriten gjithashtu. Vetem nje perqindje e vogel e aseteve tatimore te ngadalesuara mund te njihet per te kompensuar humbjet ne Hungari. Kjo coi ne nje fitim pas tatimit prej 760 milion Euro, nje renie prej 10.9 per qind kundrejt shifres se krahasueshme per vitin paraprak (1-9-2010: 853 milion Euro). Fitimet per aksion rane me 6 per qind, nga 3.25 Euro ne tremujoret e pare te 2010 ne 3.06 Euro.
“Kunder sfondit te nje perkeqesimi te qarte ne mjedisin ekonomik dhe krizes se vazhdueshme qe perfshine vendet periferike te eurozones, ne arritem te postonim rezultate te respektuara ne tremujorin e trete gjithashtu. Ky zhvillim eshte i bazuar ne modelin e qendrueshem te biznesit tone dhe diversifikimit tone te jashtem ne lidhje me tregjet, produktet dhe grupet e klientëve, tha Herbert Stepic, Drejtor i Pergjithshem i Raiffeisen Bank International.
Rezultatet operative poshte me 4 perqind si pasoje e tatimit bankar
Pavarësisht te ardhurave neto te qendrueshme te interesit dhe nje trendi pozitiv ne tregtine neto si edhe tarifat dhe te ardhurat e komisionit, rezultati operativ per nente muajt e pare te 2011 ra me 4 per qind ose 84 milion Euro ne 1,813 milion Euro. Arsyet per renien ishin 6 per qind rritje ne shpenzimet e pergjithshme administrative ( vecanerisht is rezultat i sistemimeve te pagave ne disa tregje) dhe taksat bankare ne Austri dhe Hungari me vlere prej 95 milion Euro (krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar: 31 milion Euro.
Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija bien ne pergjtihesi, por u ndikuan nga Hungaria
Ndonese shume tregje pane nje ulje te mprehte ne provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija si mjedisin e tregut te permiresuar, ne Hungari provigjionet u dyfishuan nga viti ne vit ne 373 milion Euro. Megjithate, provigjionet rane me 14 per qind ne 782 milion Euro ne te gjithe grupin.
Kthimi nga kapitali përpara tatimit mbetet gati i pandryshuar nga viti ne vit
Kthimi nga kapitali perpara tatimit per nente muajt e pare te vitit 2011 qendroi gati I pandryshuar nga viti ne vit ne 13.6 perqind (poshte me 0.5 pike per qindje). Mesatarja e kapitalit themelor ne perllogaritjen e kapitalit te kthimit u rrit me 7 per qind si rezultat i shtimit te fitimeve te pashperndara ne 10.1 miliard Euro.
Shpenzimet e përgjithshme administrative 6 per qind me larte
Shpenzimet e përgjithshme administrative janë rritur me 6 përqind ose 134 milionë Euro krahasuar me te njejten periudhe ne 2010, në 2,287 milionë Euro.Si rezultat, raporti kosto përfitim u rrit me 2.6 pike përqindje në 55.8 përqind
Shpenzimet e stafit te cilat jane elementi me i madh ne shpenzimet e pergjithshme administrative, te llogaritur per 50 per qind, u rriten me 8 përqind ose 84 milionë Euro nga viti ne vit.
Numri mesatar i stafit ishte 60,006 pati një rritje prej 963 krahasuar me nente mujorin e pare te 2010.
Totali i aseteve ne 13 per qind rritur nga likuiditeti
Totali i aseteve u rrit me 13 per qind ose 17.2 miliarde Euro ne 148.4 miliard Euro ne nente muajt e pare te vitit, panvaresisht efekti I monedhes zvogeloi totalin e aseteve me gati 1 per qind. Rritja e aseteve pasqyroi kredi afat shkurtra te larta per bankat, pjeserisht si rezultat i transaksioneve repo, duke cuar ne nje rrije prej 6.8 miliard Euro ne kredite dhe paradheniet per bankat. Nga ana e detyrimeve, rritja ka ardhur nga rritja e volumit te depozitave nga klientët me 11.3 miliard Euro, pjesa me e madhe e te cileve ( 9.4 miliard Euro) ishte atribut i klienteve institucional dhe corporate.
Masat per te arritur kerkesat e kapitalit te EBA-s
Në fund të Tetorit, Autoriteti Bankar Evropian (EBA) përcaktoi raportin e kapitalit core tier 1 prej 9 për qind për Grupin RZB, nga e cila RBI është nen-grupi më i madh. Grupi RZB duhet tashmë të arrije këtë objektiv deri më 30 qershor 2012. Sipas udhëzimeve dhe metodologjise se vendosura nga Autoriteti Bankar Evropian (EBA) dhe bazuar në të dhënat e Grupit RZB për 30 Shtator, 2011, Grupi RZB pret qe kërkesat e kapitalit te saj shtesë te arrijne rreth 2.5 miliard Euro.EBA nuk ka publikuar ende shifra e saktë. RZB, me përfshirjen e RBI, ka krijuar rreth 20 nivele pune - në tri fusha kryesore - që do të kontribuojnë në arritjen e objektivit te raportit me yielding ndermjete 2.5 miliard Euro ne 3.6 miliard Euro. Rreth katër të pestat e masave për arritjen e raportit të synuar nuk janë të lidhura me reduktimin e aktiviteteve të biznesit.
Renia e lehte e shifrave te njesive te biznesit
Shifrat e njesive te biznesit me 30 Shtator 2011 ishin, 2,933, nje renie prej 31 krahasuar me te njejten periudhe ne vitin e kaluar. Renia me e madha ishte ne Ukraine (minus 16), Serbi (minus 13), Rusi (minus 10) dhe Poloni (minus 9). Nderkohe qe ne vende te tejra pati rritje Republika Çeke (plus 18) dhe Rumania (plus 2). Baza e klienteve ka mbetur rreth 13.7 milion ne fund te tremujorit te trete te 2011-es.
Fitimi i konsoliduar ne tre-mujorin e trete ne 130 milion Euro
Ne tre-mujorin e trete te 2011, RBI shenoi interesin neto nga te ardhurat pas provigjonimit 566 milion Euro qe tregon nje renie prej 8.9 per qind krahasuar me te njejtin tre-mujor te nje viti me pare (Q3 2010: 621 milion Euro) dhe 19.2 per qind krahasuar me tre-mujorin e dyte te 2011 (Q2 2011: 700 milion Euro). Provigjonet neto tremujore per humbjet nga kredite e keqija u rriten dukshem ne 377 milion Euro, nga te cilat 258 milion Euro ju atribuan vetem Hungarise. Provigjonet neto per humbjet nga kredite e keqija ishin 71 milion Euro ose 23.2 perqind me larte se sa per te njejtin tre-mujor ne 2010. Provigjonet neto per humbjet nga kredite e keqija ne tre-mujorin e trete te 2011 ishin gjithashtu 91.4 perqind me larte se sa ne tre-mujorin e dyte te 2011, kur kishte 197 milion Euro.
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 60,000 punonjes te RBI u sherbjene rreth 13.7 milion klienteve nepermjet 2,900 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) ose Peter Klopf (+43-1-71 707-1930, [email protected]), ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at