Vjene 19 Gusht 2015
- Te ardhurat neto nga interesi ulen 13.9 perqind ne 1,682 milion Euro nga viti ne vit (HY/2014: 1,954 milion)
- Shpenzimet e pergjithshme administrative ulen 8.6 perqind ne 1,388 milion Euro (HY/2014: 1,519 milion Euro)
- Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija rriten 4.3 perqind ne 592 milion Euro (HY/2014: 568 milion Euro)
Të gjitha shifrat janë të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).
Ne gjysmen e pare te vitit 2015, Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka gjeneruar nje fitim para taksave prej 467 milion Euro, e cila ishte 10 perqind ose 51 milion Euro nen nivelin e krahasueshem te periudhes te vitit te kaluar. Ndersa rezultati operativ ishte 14 per qind nen nivelin e vitit te kaluar per shkak te renies te te ardhurave neto nga interesi; Rezultatet e vleresimit te larta nga derivativet dhe efektet one-off te ulura se sa ne vitin e kaluar (provigjionet per Aktin e Marreveshjes ne Hungari) ka rezultuar ne nje permiresim te fitimit para tatimit. Fitimi pas taksave ra 12 perqind nga viti ne vit ne 326 milion Euro. Fitimi i konsoliduar per gjashte muajt e pare te vitit ishte 288 milion Euro, e cila korrespondon me nje renie prej 16 per qind, ose 57 milion Euro.
"Gjysma e pare e vitit 2015 u karakterizua nga kater faktore: luhatshmeria e larte ne tregjet valutore, mjedisi i zgjatur i normave te uleta te interesit, recesioni ne Rusi dhe Ukraine, si dhe rimekembja ekonomike ne Evropen Qendrore. Mbi te gjitha une nuk jam plotesisht i pakenaqur me rezultatet tona te gjashtemuajve te pare. Permiresimi i rendesishem i normave tona kapitale eshte veçanerisht i kenaqshem, "shpjegoi Karl Sevelda, Drejtor i Pergjithshem i RBI.
Numri mesatar i pjeses se mbetur te aksioneve ne periudhen raportuese ka qene 292.4 milion (viti me pare: 278.5 milion). Kjo ka rezultuar ne fitimin per aksion prej 0,98 Euro.
Te ardhurat neto nga interesi ulen 14 per qind
Te ardhurat operative rane 11 perqind nga viti ne vit, ose 303 milion Euro, ne 2,444 milion Euro. Kjo ishte kryesisht si pasoje e luhatjeve te forta te monedhes (sidomos ne Rublen ruse dhe hryvnia Ukrainase). Ne gjashte muajt e pare te vitit 2015, te ardhurat neto nga interesi rane 14 perqind, ose 272 milion Euro, ne 1,682 milion Euro nga viti ne vit. Pervecse i atribuohet nje marzhi te reduktuar te interesit neto, kjo ishte gjithashtu per shkak te renies te monedhes ne te ardhurat neto nga interesi ne Ukraine (poshte 65 milion Euro) dhe Rusise (poshte 50 milion Euro), si edhe te perkeqesimit te kredise ne Azi (poshte 29 milion Euro). Perveç kesaj, te ardhurat neto nga interesi rane 34 milion Euro ne Poloni per shkak te normave te uleta te vazhdueshme te interesit te tregut.
Shpenzimet e pergjithshme administrative rane 9 per qind
Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, shpenzimet e pergjithshme administrative rane 131 milion Euro ne 1,388 milion Euro. Raporti kosto / te ardhura megjithate u rrit 1.5 pike perqindjeje ne 56.8 per qind, ne veçanti per shkak te te ardhurave neto te reduktuara nga interesi.
Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u rriten me 4 per qind
Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u rriten me nje total prej 4 per qind, ose 24 milion Euro ne 592 milion Euro. Kjo ishte kryesisht per shkak 28 milione Euro rritje per provigjionet per humbjet e kredise per individe ne 583 milion Euro, ndersa provigjionet per kredite e bazuara ne portofol rane 3 milion Euro ne 12 milion Euro.
* * * * *
Ju mund te aksesoni versionin online te raportit per gjashtemujorin e pare te vitit tek http://qr022015.rbinternational.com. Versioni Gjerman eshte i disponueshme nen http://zb022015.rbinternational.com. Verisionet e printuara mund te porositen gjithashtu nepermjete faqes se internetit
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.
Ne total, rreth 53,200 punonjes u sherbejne rreth 14.8 milion klienteve nepermjet 2,800 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Ă–sterreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 60.7 perqind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com),ose
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)
http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at