Raiffeisen Bank International kalon stress test-in organizuar ne te gjithe vendet e Bashkimit Evropian


15.7.2011

  • Raporti i kapitalit Core Tier 1 do të jetë 7.8 për qind në bazë të skenari te stress testit te modelit  te pafavorshem
  • Rezultati edhe mbi 5 për qind të kapitalit bazë të vendosur nga ABE
  • Modeli biznesit dëshmon rezistencën e stresit

Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka kaluar në mënyrë të qartë stress testin organizuar ne tërë vendet e BE-së kryer nga Autoriteti Bankar Evropian (ABE). Sipas skenarit te stress testit, RBI poston nje raport Core Tier  1 prej 7,8 për qind, shume me lart se 5 përqindshi qe ka vendosur si objektiv autoriteti qe organizon stress testin.

""Fakti që Raiffeisen Bank International ka kaluar stress testin bindshëm reflekton forcën e modelit tonë të biznesit dhe pozicionimin tonë të larmishëm si një bankë universale udhëheqëse  ne 15 tregjet në rajonet me rritje ne Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe një udhëheqëse e korporatave dhe investimet bankare në Austri, ""tha Herbert Stepic, Drejtor Ekzekutiv i RBI. ""Edhe nën skenarin e testit te pafavorshem  , Raporti Core Tier 1 i RBI do të mbetet mbi 5 për qind e kapitalit bazë të përcaktuara nga ABE,"" shtoi Stepic.

Stress testi është kryer nga ABE në bashkëpunim me Banken Qendrore Austriake  OeNB,dhe Autoritetin Austriak te Tregjeve Financiare, Banka Qendrore Evropiane  dhe Komisioni Evropian.

Metodologjia e stress testit ABE

Stress testi ne te gjithe vendet e BE, të kryera në 91 bankat që mbulon mbi 60 për qind të totalit te aktiveve të sistemit bankar në  BE, kërkon të vlerësoje elasticitetin e bankave evropiane ndaj goditjeve të rënda dhe të aftësisë paguese të tyre të veçanta për ngjarje hipotetike te stresit nën kushte të caktuara kufizuese.

Supozimet dhe metodologjia e aplikuar në test janë krijuar për të vlerësuar përshtatshmërinë e kapitalit të bankave perkundrejt një Core Tier 1 prej 5% si objektiv dhe kanë për qëllim të rikthejne besimin në aftësinë ripërtëritëse të bankave te testuar. Skenari i stress testit ishte vendosur nga Banka Qendrore Evropiane dhe mbulon një horizont dy-vjeçar (2011-2012). Stress testi është kryer duke përdorur një supozim se bilanci eshte statik, si në dhjetor 2010. Stress testi nuk  llogarit strategjite e biznesit në të ardhmen   dhe veprimet e menaxhimit dhe nuk siguron një parashikim të fitimeve RBI.

Si rezultat i shokut te supozuar  në test, raporti i kapitalit te konsoliduar Core Tire 1 i RBI do të ndryshonte në 7.8 për qind nën skenarin negativ në vitin 2012, në krahasim me 8.1 për qind në fund të vitit 2010, siç përcaktohet nga përkufizimi kapitalit të përcaktuar nga stress testi i ABE. RBI kështu plotëson objektivin e  kapitalit të paraqitura me qëllim të stress testit.

* * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.

RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.

Ne total, rreth 60,000 punonjes te RBI u sherbjene rreth 14 milion klienteve nepermjet 3,000 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.

RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.

Per informacione te metejshme, kontaktoni Peter Klopf (+43-1-71 707-1930, [email protected]) ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at