Raiffeisen Bank lehtëson eksperiencën tuaj bankare përmes produkteve inovative


26.4.2021

Raiffeisen Bank ka në fokus të vazhdueshëm inovacionin dhe e sheh si të rëndësishëm dhe domosdoshëm partneritetin dhe rolin që luajnë startupet inovative në ekosistemin në tërësi. Për të qënë pjesë aktive e këtij sistemi është zhvilluar Elevator Lab që është një program akselerimi mundësuar nga Raiffeisen Bank International. Ky program ne formë konkursi fokusohet në inovacion dhe tek partneritetet me fintech duke kërkuar dhe afruar me bankën zgjidhje inovative në fusha përkatëse të interesit, në mënyrë që së bashku të zhvillojmë biznesin bankar të së ardhmes. Të qënit pjesë e Elevator Lab i jep mundësinë startupeve dhe fintechs të përshkallëzojnë më tej produktet dhe shërbimet e tyre inovative në të gjithë rajonin ku operojnë bankat e rrjetit Raiffeisen.

Bashkëpunime të tilla kanë sjellë produkte dhe shërbime inovative si AILEND (https://ailend.io/ ) fitues i Elevator Lab 2019 që ka lehtësuar mënyrat si dhe shkurtuar kohën e aplikimit për kredi, duke qënë më afër nevojave të klientit.

Më poshtë do të gjeni në formën e pyetje përgjigje më shumë informacion rreth  AILEND dhe se si funksionon ai.

  • Çfarë bën AILend?

AILend ka si qëllim të mundësojë akses në kreditim për këdo që ka nevojë për para, shpejt dhe lirë. Shpesh, informacioni financiar është i vështirë, duke bërë që të drejtohemi tek zgjidhjet në dukje të shpejta, por të shtrenjta. Ne bashkëpunojmë me bankën Raiffeisen si ndërmjetës duke thjeshtuar komunikimin, dhe shpejtuar procesin e kredi marrjes.

  • Si ndryshon AILend nga bizneset e tjera?

AILend është një platformë teknologjike që qëndron mes klientit dhe Bankës si një mjet informues por dhe për të përshpejtuar procesin e aplikimit për kredi me transparencë të plotë. Fokusi i AILend është eksperienca e përdoruesit dhe çdo gjë është konceptuar si një media sociale ku aplikimi ndodh në vetëm 90 sekonda dhe i gjithë procesi dhe komunikimi me Bankën mund të ndiqet online.

  • Si mund të aplikoj për kredi online?

Mjafton te vizitoni ailend.io

Do të gjeni informacion rreth mundësisë së financimit për shtëpi, apo thjesht para. Zgjidhni një ndër opsionet dhe AILend do t’ju tregojë mundësitë e financimit pa nevojë për login.

  • A mbahet informacioni im konfidencial?

Të dhënat trajtohen me kujdes maksimal, të enkriptuara në çdo fazë të procesit. Ne jemi në përputhshmëri me çdo ligj dhe rregullore në fuqi që ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave dhe në çdo kohë klienti mund të zgjedhë të fshijë çdo gjurmë.

  • Ku mund t’i shoh interesat e kredisë?

Pasi keni përfunduar plotësimin e të dhënave bazë, do ju shfaqen disa oferta financimi ku mund të shikoni interesat dhe kushtet të cilat keni mundësi t’i personalizoni më tej.

  • A mund të aplikoj nga celulari?

Patjetër që po, AILend mund ta përdorni edhe nga celulari duke vizituar faqen ailend.io.

  • Ku do i marr paratë?

Ne jemi një aplikacion online që referon kredi tek Raiffeisen Bank, ndaj si fillim çdo marrëdhënie do menaxhohet nga Raiffeisen. Ne do ju ndihmojmë në çdo fazë.

  • Çfarë dokumentash duhen?

N.q.s. jeni klient i bankës Raiffeisen dhe paga kalon aty, mjafton vetëm një Certifikate Familjare.

N.q.s. nuk keni marrëdhënie me bankën Raiffeisen është i detyrueshëm vërtetimi i pagës dhe çertifikata familjare nga e-Albania, histori e pastër kredie, si dhe statement bankar për kalimin e pagës për 6 muajt e fundit. N.q.s. këto janë të sakta atëherë mund të aplikoni.

  • AILend kërkon të regjistrohem?

AILend funksionon si një social media ndaj do duhet të regjistroheni për të përfunduar aplikimin që të dërgohet në bankë. Çdo njoftim vjen me e-mail ose mund të logoheni për të parë statusin e aplikimit dhe komunikuar me bankën.

  • N.q.s. kam kredi të tjera a mund të bëhet aplikimi për kredi në platformën tuaj?

Patjetër që po. N.q.s. të ardhurat tuaja përballojnë pagesën dhe keni qenë i rregullt me pagesat në kredinë e mëparshme nuk ka asnjë problem.

  • A mund të aplikoj më shumë se një herë nëpërmjet AILend?

Patjetër që po, mund të përdorni AILend sa herë që të keni nevojë.

  • Në cfarë vendi ndodhet zyra juaj?

Zyra jonë është në Tiranë, por aplikimin mund ta bësh nga kudo sepse ne jemi një aplikacion online që mundëson aplikimin për kredi në vetëm 90 sekonda, kudo që ndodheni.

  • Kur mund të më vije përgjigja e aplikimit?

Ne ju kthejmë përgjigje menjëherë sapo rasti dërgohet në Bankë. Më pas, pasi banka analizon të dhënat tuaja, ju njofton për hapat e radhës. I gjithe procesi mesatarisht zgjat 48 deri në 72 orë.