Raiffeisen Bank mbeshtet per te dytin vit nismen e Bashkise Tirane “Nje qytetar, nje peme”


30.9.2010

Raiffeisen Bank mbeshtet per te dytin vit nismen e Bashkise Tirane “Nje qytetar, nje peme”

“Një qytetar, një pemë” është nisma e Bashkisë së Tiranës, e cila po vazhdon me sukses bashkëpunimet e ndryshme me partnerët brenda dhe jashtë vendit dhe fton të gjithë komunitetin e Tiranës, shoqatat jo fitimprurëse, agjencitë, bizneset e mëdha dhe të vogla, kompanitë private dhe shoqëritë, etj të mbjellin pemë në metropolin tonë Tirana.

“Një qytetar, një pemë”, e iniciuar nga Kryetari i Bashkisë Z. Edi Rama, është një thirrje për veprim, është më shumë se të mbjellësh një pemë, është një lëvizje ku çdo qytetar mund të bëhet pjesë, është një ndihmë në rritjen e vlerave të komunitetit dhe do të ndihmojë në rivitalizimin e tyre, është mënyra ku gjithsecili nga ne, ndihmon qytetin e Tiranës në pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe mbrojtjen e shëndetit tonë nga sëmundjet respiratore.

Sot kësaj nisme iu bashkua edhe Raiffeisen Bank e cila beri te mundur me kontributin e saj mbjelljen e pemeve ne Lulishten perpara Galerise se Arteve. Ne ceremonine e organizuar me kete rast, moren pjese Kryetari i Bashkise Edi Rama dhe Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Oliver Whittle. “Kjo eshte hera e dyte qe Raiffeisen Bank i bashkohet iniciatives se Bashkise se Tiranes sepse ne mendojme qe ajo eshte shume e rendesishme per jeten e komunitetit”, tha Z. Whittle perpara mediave.