Raiffeisen Bank merr çmimin Banka me e Mire nga Euromoney


3.10.2009

Euromoney, revista mujore lider ne bote per bankingun global dhe tregjet financiare e te kapitalit, ka zgjedhur Raiffeisen Bank ne Shqiperi si “Banka me e Mire” ne vend per te pestin vit ne rradhe. Banka u ble nga Raiffeisen International ne vitin 2004 dhe eshte banka me e madhe ne Shqiperi me nje bilanc total prej me shume se 2 miliarde Euro.

“Ne jemi shume krenare qe revista e mirenjohur Euromoney ka zgjedhur perseri Raiffeisen Bank si Banken me te Mire ne vend dhe kemi shume besim qe do te vazhdojme te rritemi dhe te perballemi me sfidat e te ardhmes ashtu siç kemi bere deri tani. Raiffeisen Bank ne Shqiperi eshte ne vend te pare net e gjithe treguesit kryesore te performances”, tha Z. Olover J. Whittle, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank ne Shqiperi.

Euromoney vleresoi Raiffeisen International si ""Banka me e Mire ne Evropen Qendrore dhe Lindore”. Ne te njejten kohe, RZB u vleresua si “Banka me e mire ne Austri” dhe 6 nga 15 bankat e rrjetit Raiffeisen International ne Evropen Qendrore dhe Lindore moren çmimin “Banka me e Mire” ne vendet e tyre respektive, konkretisht ne Shqiperi, Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovine, Kosove, Serbi dhe Ukraine.

“Keto çmime jane shenje besimi ne drejtimin qe ka marre Grupi une dhe perfaqesojne njohje te rendesishme te arritjeve tona. Ne kohe si keto qe po kalojme, besimi dhe vleresimi kane edhe me shume vlere se ne vitet e kaluara”, tha Walter Rothensteiner, Drejtor Ekzekutiv i RZB dhe Kryetar i Bordit Mbikeqyres te Raiffeisen International. “Ne gjithmone perpiqemi ti pergjigjemi nevojave dhe kerkesave te klienteve tane, veçanerisht ne kohe te veshtira. Keto çmime tregojne qe nuk jane vetem gati 15 milione klientet tane qe vleresojne perpjekjet tona”, shtoi Herbert Stepic, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen International dhe Zevendes Kryetar i Bordit Drejtues te RZB.

Austria

Raiffeisen Zentralbank Österreich AG u nderua edhe nje here me çmimin “Banka me e Mire ne Austri”. RZB eshte institucioni qendror i Grupit bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend dhe bilanci i tij total prej 157 miliarde Euro ne fund te 2008 e ben RZB banken e trete me te madhe te Austrise.

Bjellorusia

Priorbank, OAO u nderua me çmimin  ""Banka me e Mire ne Bjellorusi"" per te dytin vit ne rradhe. Pjese e grupit Raiffeisen International qe ne vitin 2002, Priorbank kishte nje bilanc total prej 1.6 miliarde ne fund te vitit 2008, duke u renditur e treta ne tregun bankar te Bjellorusise dhe duke qene banka me e madhe private ne vend.

Bosnia dhe Herzegovina

Per te treten here ne rradhe, Euromoney nderoi Raiffeisen Bank d.d. Bosna i Hercegovina me çmimin "" Banka me e Mire ne Bosnia dhe Herzegovina"". Bilanci total prej 2.4 miliarde Euro ne fund te vitit 2008 e beri ate banken me te madhe ne vend.

Kosova

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C u nderua me çmimin "" Banka me e Mire ne Kosove"" per te dytin vit ne rradhe. Banka, e cila u ble nga Raiffeisen International ne 2002, kishte nje bilanc total prej 598 milione Euro ne fund te vitit 2008 dhe eshte banka e dyte me e madhe ne Kosove.

Serbia

Qe nga themelimi i saj ne 2001, Raiffeisen banka a.d. e ka fituar gjithmone çmimin “Banka me e Mire ne Serbi”,- kete vit per te teten here. Me nje bilanc total prej 2.9 miliarde Euro ne fund te 2008, Raiffeisen Bank eshte banka e trete me e madhe ne Serbi.

Ukraine

VAT Raiffeisen Bank Aval mori çmimin "" Banka me e Mire ne Ukraine"". Me nje bilanc total prej 6.3 miliarde Euro ne fund te 2008, Raiffeisen Bank Aval eshte banka e dyte me e madhe ne tregun bankar te Ukraines.

******

 

Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend. Eshte nje korporate lider dhe banke investimi ne Austri si dhe konsideron Evropen Qendrore dhe Lindore si shtepine e saj. RZB eshte banka e vetme Austriake me nje rrjet global njesish biznesi ne te gjitha qendrat financiare neper bote. Ajo eshte prezente edhe ne Azi me dege dhe zyra pefaqesimi ne 9 vende.

Si filial i Raiffeisen International Bank-Holding AG, RZB operon nje nga rrjetet me te medha bankare ne Evropen Qendrore dhe Lindore, duke perfshire 17 tregje ne rajon nepermjet filialeve bankare, kompanive leasing dhe nje game insititucionesh te sherbimeve financiare. Afro 62, 000 punonjes te Grupit u sherbejne 14.9 milion klienteve nepermjet me shume 3,200 njesive te biznesit.

Euromoney eshte nje nga revistat lider ne bote per bankingun global dhe tregjet financiare e te kapitalit. Çmimet e dhena prej saj, tani ne vitin e 18-te, vleresojne institucionet financiare me perfomancen me te mire ne çdo treg financiar dhe sektor produktesh si dhe bankat lider ne me shume se 100 vende.

Raiffeisen Bank ne Shqiperi eshte banka me e madhe ne vend dhe ze vendin e pare net e gjithe treguesit kryesore te performances. Baza e saj e aseteve eshte afro 2 miliarde Euro dhe ka nje rrjet prej 101 degesh neper te gjithe vendin. 180 ATM, 900 terminale POS dhe një ekip specialistësh të shitjeve direkte i sigurojnë Bankës një rrjet gjithpërfshirës shpërndarjeje gati 3 here me te madh se konkurenti i saj me i afert.

Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni Andreas Ecker-Nakamura (+43-1-71 707-2222, [email protected]) ose Peter Klopf (+43-1-71 707-1930, [email protected]) ose Vilma Bace (+355 42 275 588, [email protected]).http://www.ri.co.at, http://www.raiffeisen.alhttp://www.rzb.at,