Raiffeisen Bank nderohet me cmimin banka me e mire e huaj ne Shqiperi


6.6.2013

Viene

  •  ""Banka me e Mire” i jepet  Austrise dhe  Bosnie - Hercegovines
  •  â€œBanka me e Mire e Huaj” ne Shqiperi, Rumani dhe Rusi
  •  â€œBanka me e Mire e Investimeve” ne  Austri dhe Bullgari

Raiffeisen Bank International AG (RBI) u nderua serisht me titullin prestigjoz “Banka me e Mire ne EQL dhe CIS” nga revista EMEA Finance. Ky çmim u prezantua zyrtarisht mbremjen e kaluar gjate ceremonise “Çmimet Bankare Evropiane 2012” mbajtur ne Viene.


Veç çmimit kryesor, Drejtorise se Pergjithshme te RBI-se dhe disa prej filialeve te saj u nderuan ne 7 nen kategori. Drejtoria e Pergjithshme e RBI-se ne Viene fitoi titullin “Banka me e Mire ne Austri” si dhe “Banka me e Mire e Investimeve ne Austri”. Nderkohe Raiffeisen Bosnje- Hercegovina fitoi titullin ‘Banka me e Mire”, Filialet e saj ne Shqiperi, Rumani dhe Rusi  u nderuan me çmimin “Banka me e Mire e Huaj” ne tregjet e tyre respektive. Raiffeisen  Bullgari,  u nderua me çmimin “Banka me e Mire e Investimeve”.


“Keto çmime vertetojne qe angazhimi yne per rajonin,  sidomos gjate koherave te veshtira, njihet dhe shperblehet. Fale modelit tone te biznesit te larmishem ne kemi pasur sukses ne permiresimin e ofertave  per klientet tane, ndersa arritem perseri rezultate shume te mira "", tha Herbert Stepic, Drejtor i Pergjithshem i RBI.


Karl Sevelda, Zevendes Drejtori i Pergjithshem i RBI dhe pergjegjes per biznesin e korporatave, shpjegoi, ""Shperblimet per Austrine vertetuan afrimin/qasjen tone ndaje klienteve. Klientet tane vleresojne produktet e dedikuara dhe zgjidhjet financiare. Ata e dine se mund te mbeshteten tek ne  ne aspektin e cilesise dhe marredhenies.""


Klemens Breuer, Anetar i Bordit pergjegjes per tregjet bankare dhe Investimet, shtoi, ""Tipari me i rendesishem diferencues ndermjet bankave te suksesshme dhe atyre me pak te suksesshme nuk eshte strategjia ne vetvete, por ekzekutimi dhe kjo eshte ajo ku ne kemi bere nje pune te mire ne vitin 2012.""

Çmimi rajonale per rajonin e EQL dhe CIS nga EMEA Finance iu dha RBI-se per here te peste radhazi dhe eshte çmimi i dyte rajonal i marre ne vitin 2013.
EMEA Finance eshte nje publikim dymujor qe raporton evente te rendesishme financiare te ndermarra dhe qe kane lidhje me industrine financiare nderkombetare aktive ne Europe, Lindjen e Mesme, dhe Afrike (rajoni EMEA). Revista, me seli ne Londer, ka me shume se 25.000 lexues. Lajmet javore online lexohen nga mbi 100,000 profesioniste ne Europe, Lindjen e Mesme, dhe Afrike.


                                                                                                                              * * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.


RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.


Ne total, rreth 59,000 punonjes te RBI u sherbjene rreth 14.2 milion klienteve nepermjet 3,000 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.

Per informacione te metejshme, kontaktoni Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 7076055,[email protected]) ose Christof Danz (+43 1 71 707 1930, [email protected]) ose Vilma Baçe ([email protected]) http://www.rbinternational.com http:,//www.rzb.at