Raiffeisen Bank nderohet me cmimin banka me e mire ne Europen Qendore dhe Lindore nga Global Finance


27.3.2013

•Raiffeisen Bank International merr çmimin CEE per te shtatin vit ne rradhe
•Çmimi “Banka me e Mire” shkon gjithashtu edhe per 5 banka te rrjetit ne Shqiperi, Bosnie dhe Hercegovine, Kosove, Rumani dhe Serbi

Raiffeisen Bank International AG (RBI) eshte nderuar me çmimin “Banka me e Mire ne Evropen Qendrore dhe Lindore (CEE) per te shtaten here ne rradhe ne konkursin “Bankat me te Mira te Botes ne Tregjet e zhvilluara dhe ato ne zhvillim” te organizuar nga revista e njohur financiare “Global Finance”. Ne total, RBI e ka fituar kete çmim prestigjoz nente here ne dhjete vjet.

Ne te njejten kohe, filialet e RBI ne Shqiperi, Bosnie dhe Hercegovine, Kosove, Rumani dhe Serbi u vleresuan me titullin si “Banka me e Mire” ne tregjet e tyre respektive.

""Titulli i shtate ne radhe  tregon per punen tone te shkelqyer, sidomos qe nga kriza. Qe nga viti 20081), ne gjeneruam fitimet mesatare te konsiderueshme me shume se 800 milion Euro ne vit,"" tha Herbert Stepic, CEO i RBI.

""Ne jemi shume krenare qe marrim  kete çmim perseri. Kjo eshte njohja e te gjithe punes se madhe qe eshte bere nga te gjithe punonjesit e bankes. Ne ishim banka e pare qe ofruam menaxhimin e aseteve ne Shqiperi vitin e kaluar dhe ne do te vazhdojme te jemi udheheqes per risite dhe sherbimet e ofruara per klientet tane edhe kete vit, tha Christian Canacaris, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank ne Shqiperi.

Duke fituar  çmimin ""Global Finance"", RBI vazhdon garen e saj te shquar. Ne vitin 2012, Banka mori kater çmime rajonale si ""Banka me e mire"" nga revistat kryesore financiare ""Global Finance"", ""EMEA Finance"", ""Euromoney"" dhe ""The Banker"" per pozicionin e saj strategjik, performancen dhe sherbimin e shkelqyer per klientet individe dhe korporate ne EQL.

1) 2008 si Raiffeisen International Bank-Holding AG, qe prej 2010 si Raiffeisen Bank International AG (2009 ne baze te  pro-formes).

* * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.

RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.

Ne total, rreth 61,000 punonjes te RBI u sherbjene rreth 14.1 milion klienteve nepermjet 3,100 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.

RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.

Per informacione te metejshme, kontaktoni Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) ose Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 7076055,[email protected]), ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at