Raiffeisen Bank mori Çmimin e Filantropise per Kontributin ne nivel lokal ne nje ceremoni te organizuar ne 7 Dhjetor per ndarjen “Çmimeve të Filantropisë 2011â€.
Ky çmim iu dorezua Z. Christian Canacaris, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank ne Shqiperi me motivacionin: Për kontributin e dhënë në mbështetje të zhvillimit të arsimit dhe kulturës në qytetin e Shkodrës, nëpërmjet rikonstruksionit të sallës së koncerteve në shkollën e mesme artistike “Prenkë Jakovaâ€, mbështetjes në infrastrukturë për Fakultetin Ekonomik, Universiteti “Luigj Gurakuqi†si dhe aktiviteteve të tjera sociale – edukuese.
“Une jam sonte ketu per te marre kete çmim ne emer te te gjithe punonjesve te Raiffeisen Bank ne Shqiperi. Ky çmim na ben krenare qe kemi kontribuar per komunitetin me te cilin ne punojme. Ne jemi banke e komunitetit dhe e shohim seriozisht pjesen tone per te kontribuar ne menyre modeste per mireqenien e tij. Kjo nuk eshte pune e nje viti te vetem; ne do te vazhdojme te bejme me te miren ne vitet qe vijneâ€, tha Z. Canacaris gjate fjales se tij.
Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti organizoi konkursin per Çmimin e Filantropise 2011 me synimin per te mos lene ne harresë këtë traditë të hershme dhe me vlera duke shprehur mirënjohjen dhe falenderimin për individët, familjet apo bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës se komunitetit.
Propozimet e bera u vleresuan nga nje juri gjitheperfshirese nga sektori I shoqerise civile, medias dhe institucioneve mbeshtetese me programe zhvillimi ekonomik dhe social ne Shqiperi.