Raiffeisen Bank ne Shqiperi shpreh ngushullimet me te sinqerta per 13 viktimat e aksidentit tragjik qe ndodhi dy dite me pare ne Himare dhe veçanerisht per familjaret e tyre.
Raiffeisen Bank se bashku me Ambasaden Austriake kane ndjekur me shume kujdes situaten dhe i kane ofruar institucioneve shendetesore mbeshtetjen financiare per transportin e te plagosurave ne gjendjen me kritike per nje ndihme me te specializuar jashte vendit.
Duke marre ne konsiderate situaten dhe kushtet shendetesore te dy vajzave te cilat tani kane nevoje per ndihme, Raiffeisen Bank ka vendosur te jape kontributin e saj financiar per transportimin e tyre ne nje prej spitalet Austriake.
“Une perfaqesoj sot ketu Raiffeisen Bank, por njekohesisht jam edhe prind. Ne keto kushte eshte e veshtire te shprehesh ndjenjat. E kuptoj shume mire dhimbjen dhe deshperimin e te gjitha familjeve qe humben femijet e tyre dhe shpreh ngushellimet e mia me te thella per ta. Do te deshiroja gjithashtu ti uroj sherim te shpejte te gjithe studenteve te plagosur, te cilet sot ndodhen ne spitalâ€, tha Z. Christian Canacaris, Drejtor i Pergjithshem i Raiffeisen Bank ne Shqiperi.
“Ajo qe Raiffeisen Bank po ben per 2 vajzat ne kushte kritike eshte shume e vogel ne krahasim me te gjithe ndihmen dhe mbeshtetjen mjekesore qe kane marre deri tani dhe qe do te vazhdojne te marrin edhe ne Austri. Une mund te shtoj vetem qe do te jem shume i lumtur te shtrengoj duart me to kur te kthehen nga Austria.â€, shtoi Z. Canacaris.
Ky kontribut eshte nje shenje solidariteti me te gjithe njerezit, institucionet dhe veçanerisht me Ministrine e Shendetesise qe jane duke bere çmos per te ndihmuar keto vajza qe po luftojne me jeten e tyre.
Ministria e Shendetesise dhe Ambasada Austriake kane kryer te gjitha proçeduarat e nevojshme, qe dy vajzat te transportohen ne Austri.
Raiffeisen Bank ne Shqiperi eshte duke bere kete si nje gjest humanitar dhe shpreson qe kontributi i saj do te ndihmoje ne permiresimin e kushteve shendetesore te ketyre 2 vajzave deri ne sherimin e tyre te plote.