Raiffeisen Bank në Shqipëri ka mbështetur iniciativën e Drejtorisë Arsimore Durrës për pajisjen me kamera sigurie të shkollave të qytetit të Durrësit. Projekti është implementuar në 7 prej këtyre shkollave, dhe do të vazhdojë edhe më tej derisa të pajisen të gjitha shkollat e qytetit.
Me këtë rast, u organizua një ceremoni inaugurimi në Gjimnazin “Leonik Tomeo” Durrës. Të pranishëm në ceremoni ishin, Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Nora Malaj, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Durrës, Znj. Lindita Mukaj, Drejtori i Degës së Raiffeisen Bank në Durrës, Z. Visorjan Koja, drejtorë të shkollave ku është implementuar projekti, si dhe nxënës dhe mësues.
Në fjalën e saj përshëndetëse Znj.Nora Malaj ndër të tjera falenderoi Raiffeisen Bank që gjithmonë ka treguar mbështetjen e saj për projektet në sektorin e arsimit.
“Raiffeisen Bank e mbështeti këtë projekt sepse siguria në shkolla është shumë e rëndësishme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projektet në fushën e arsimit”, tha përfaqësuesi i Raiffeisen Bank.