Raiffeisen Bank në Shqipëri prezanton “Elevator Lab Albania”


25.4.2018

Raiffeisen Bank në Shqipëri prezanton sot më 25 Prill 2018 programin "Elevator Lab Challenge" (Sfidat e Elevator Lab). Elevator Lab është program akselerator i Grupit Raiffeisen Bank International, i cili u prezantua në Qershor të vitit 2017. Me një akses potencial në 14 tregje të ndryshme, Elevator Lab është tashmë akseleratori fintech më i madh korporatë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Tani në 2018-ën, Elevator Lab hyn në sezonin e dytë dhe Grupi RBI po kërkon aplikime nga fintechs ndërkombëtarë në fusha të ndryshme. Këtë vit, Grupi RBI dëshiron të vërë një fokus të veçantë në ekosistemet fintech në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në këtë kuadër, Raiffeisen Bank në Shqipëri po prezanton një Sfidë ekskluzive Elevator Lab për tregun shqiptar.

Thirrja për aplikime fillon sot deri në datën 25 Maj 2018. Brenda kësaj periudhe, të gjithë të interesuarit, start up-et, etj mund të aplikojnë me idetë dhe zgjidhjet e tyre në fushat e analizave të  avancuara (Advanced Analytics), shërbimeve bankare për bizneset korporata, teknologji të investimit dhe tregtisë, përvoja e re në degë, open baking dhe RegTech.

 

APLIKONI TANI për Elevator Lab Challenge dhe fitoni jo vetëm një çmim monetar por edhe një udhëtim në Vjenë në datat 27 dhe 28 Gusht 2018, duke përfshirë këtu edhe një trajnim para roundit të fundit të përzgjedhjes. Për më shumë informacion vizitoni www.elevator-lab.com/al.