Raiffeisen Bank, nje fushate jotradicionale per perdorimin e pikave te shitjes


12.3.2009

Raiffeisen Bank vazhdon te forcoje pozicionin e saj lider ne tregun bankar shqiptar. Fokus i aktiviteteve te saj eshte pa dyshim zhvillimi i sistemeve te pagesave elektronike me qellim qe te rrise perdorimin e kartave, veçanerisht ne dyqane dhe restorante. Raiffeisen Bank ka rrjetin me te madh te ATM-ve ne treg dhe nje rrjet mjaft te gjere teerminalesh te pikave te shitjes (POS). Keto terminale jane instaluar neper te gjithe Shqiperine me nje numer te konsiderueshem biznesesh qe pranojne pagesa nepermjet terminaleve POS te Bankes sone perfshire ketu hotele, agjenci udhetimi, dyqane, restorante, qendra furnizimi me karburant dhe hipermarkete.

Terminalet POS te Raiffeisen Bank bejne te mundur pagesen per blerjen e mallrave me kartat Visa dhe MasterCard, te cilat jane marka lider ne bote. Keto transaksione kryhen ne menyre elektronike dhe ne nje menyre te shpejte dhe te sigurt duke i ofruar biznesit me shume mundesi per shitje me vlere me te larte dhe ne te njejten kohe me shume mundesi per mbajtesit e kartave per te perdorur kartat e tyre si mjete pagese, duke eleminuar ne kete menyre riskun qe mbartin transaksionet me para ne dore.

Ne kete kuader, Raiffeisen Bank ka vendosur nje POS ne shtepine e famshme te ‘Big Brother”. Te gjithe banoret e “Big Brother” jane pajisur me nje Debit Card te Raiffeisen Bank ne menyre qe te kene akses ne bonusin javor dhe te blejne ushqime duke perdorur terminalin POS te Raiffeisen Bank. Mesazhi qe kjo fushate do te percjelle ne publik eshte te rrise kerkesen per karta dhe perdorimin e POS ne vend te transaksioneve me para ne dore.

Nepermjet kesaj fushate te re, Raiffeisen Bank tregon edhe nje here qe eshte nje banke moderne qe sheh perpara duke ofruar gjithmone opsionet me te mira per klientet e saj.