Raiffeisen Bank prezanton te paren zone vetesherbimi ne vend


23.2.2015

Raiffeisen Bank hap degen e pare Self Service ne Shqiperi duke krijuar nje zone vetesherbimi te dedikuar per te gjithe klientet e saj. Eshte hera e pare qe nje dege e tille hapet ne Shqiperi.

Raiffeisen Bank, e cila eshte e angazhuar ne ofrimin e produkteve dhe sherbimeve bankare innovative dhe per te permbushur sa mire kerkesat gjithnje ne rritje te klinteve te saj, ofron tashme nje zone te dedikuar Self Service per te gjithe klientet e saj.

Duke nisur nga dita e Hene, dt. 23 Shkurt, prane Kullave Binjake ne Tirane Raiffeisen Bank fton te gjithe klientet e saj qe te perfitojne sherbimet e ofruara ne kete zone 24 ore, cdo dite te javes. Ne kete zone mund te kryhen terheqje cash ne ATM ne lek, terheqje cash ne ATM ne EURO, akses ne internet banking, akses ne mobile banking.

“Ne jemi shume krenare qe sot prezantojme nje zone vetesherbimi te dedikuar per klientet tane, e cila eshte e para e ketij lloji ne Shqiperi. Qellimi yne eshte qe t’u ofrojme klienteve tane produkte dhe sherbime bankare qe krahasohen me ato te vendeve perendimore. Dhe hapja e Self Service sot eshte nje deshmi e kesaj. Raiffeisen Bank mbetet e angazhuar ne ofrimin e produkteve inovative ne tregun bankar shqiptar”, tha Z. Christian Canacaris, Drejtor i Pergjithshem i Raiffeisen Bank.