Raiffeisen Bank Sponsor Gjeneral i Forumit te Investimeve Angli – Shqiperi


10.11.2014

Raiffeisen Bank ishte Sponsor Gjeneral i Forumit te Investimeve Angli-Shqiperi. Ky forum mblodhi ne Londer perfaqesues te rendesishem te biznesit shqiptar dhe atij britanik per te identifikuar rruget dhe mundesite e bashkepunimit, te investimeve dhe te komunikimit te ndersjelle.

Ky forum i cili ishte iniciative e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise dhe u be i mundur fale mbeshtetjes se Raiffeisen Bank ne Shqiperi, percolli klimen pozitive te krijuar midis dy vendeve dhe theksoi nevojen e intensifikimit te komunikimit ekonomik.

Ne kete Forum moren pjese Ministri i Puneve te Jashtme, Z. Ditmir Bushati, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Eglantina Gjermeni, perfaqesues nga Ministria e Energjise dhe Industrise si dhe perfaqesues te tjere te  qeverise shqiptare. Raiffeisen Bank ne Shqiperi perfaqesohej nga Z. Christian Canacaris, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank ne Shqiperi.

“Eshte nje kenaqesi per mua te perfaqesoj Raiffeisen Bank ne kete forum. Raiffeisen Bank si banka me e madhe ne vend ka dhene kontributin e saj ne zhvillimin ekonomik te vendit, ne nxitjen e investimeve te huaja. Gjithashtu ajo ka mbeshtetur mjaft iniciativa te qeverise shqiptare ne sektoret strategjike. “, tha Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank gjate fjales se tij ne Forumin e Investimeve Angli Shqiperi.

Ministri Bushati gjate fjales se tij theksoi se Shqiperia, me pozicionin e saj gjeostrategjik teper te favorshem ne kryqezim te korridoreve infrastrukturore dhe energjetike te Europes, me nje politike fiskale atraktive per investitoret e huaj dhe me lehtesira per bizneset e huaja ne sektoret kyç te ekonomise, synon te behet nje nga vendet me te rendesishem te Europes Juglindore per terheqjen e investimeve te huaja.