Raiffeisen Bank sponsor gjeneral i Forumit te Pare te Investimeve Angli-Shqiperi te organizuar ne Londer


1.5.2008

“Shiperia eshte nje vend me potenciale te larta per investimet e huaja dhe vecanerisht ato britanike te cilat nuk jane te shumta ne vend”. Ky ka qene thelbi i thuajse te gjithe prezantimeve te bera ne Forumin e Pare te Investimeve Shqiptare zhvilluar ne Londer. Forumi i organizuar nga Ambasada Shqiptare ne Mbreterine e Bashkuar dhe Shoqata per Zhvillimin e Tregjeve (DMA)

u mbeshtet nga Raiffeisen Bank si sponsor gjeneral. Ky eshte aktiviteti i pare i ketij lloji ne Angli dhe kishte si qellim kryesor paraqitjen e Shqiperise se vitit 2008 investitoreve potenciale britanike te interesuar per te investuar apo per te pare mundesi bashkepunimi me Shqiperine. Ne konference moren pjese me shume se 200 te ftuar, ministra, parlamentare dhe biznesmene nga te dy vendet.

“Ka ende shume njerez te cilet nuk e dine se ku eshte Shqiperia apo cfare kemi arritur ne gjithe keto vite prandaj dhe jam i kenaqur nga gjithe interesi i treguar per kete forum investimesh. Dua t’u siguroj qe Shqiperia eshte e pergatitur te punoje me ju prandaj dhe ne kete konference do t’u tregojme financat dhe sektorin bankar, gjendjen e ekonomise dhe industrise, infrastrukturen dhe turizmin”, tha Ambasadori Shqiptar ne Londer, Zef Mazi per te pranishmit.

John Grogan, parlamentari britanik dhe kryetar i grupit parlamentar per te gjithe partite Britani-Shqiperi tha ne fjalen e tij pershendetese per konferencen se ky eshte nje event i rendesishem per Shqiperine qe organizohe ne Londer. Fillimi i integrimit ne BE, anetaresimi ne NATO, rritja e komunikimit me Shqiperine, stabiliteti politik, bashkejetesa fetare, pjekuria me te cilen politika shqiptare trajtori ceshtjen e Kosoves, infrastruktura dhe turizmi i permiresuar, rritja e kujdesit per diasporen si dhe liria e shtypit kane krijuar ne Shqiperi nje ambjent bashkepunues per te gjithe investitoret e huaj si dhe per ata britanike. Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank, Oliver J. Whittle deklaroi se Shqiperia eshte nje vend me potenciale te larta zhvillimi dhe i gatshem te mireprese te gjithe investitoret e huaj. “Raiffeisen International, nje grup bankar serioz qe eshte pjesemarres ne 17 tregje dhe i kuotuar ne Bursen e Vienes ka investuar kaq shume para ne Shqiperi pasi ne besojne ne kete vend. Ne jemi atje prej 4 vitesh me me rrjetin me te gjere te degeve dhe nje staf te kualifikuar jemi ne gjendje t’u ofrojme te gjithe mbeshtetjen e ekspertizen e kerkuar”, tha Z. Whittle.

Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani dhe ZevendesMinistri i Financave, Florion Mima paraqiten perpara te interesuarve politikat fiskale dhe ato monetare ne vend si dhe treguesit kryesore makroekonomike dhe fiskale te cilet kane nje rendesi te vecante per te gjithe investitoret e huaj. “Shqiperia eshte nje faktor i rendesishem per stabilitetin ne rajon. Gjendja financiare, ekonomike dhe situata e qendrueshme makroekonomike e bejne Shqiperine nje vend terheqes per investitoret. Kjo eshte nje platforme vertet premtuese per Shqiperine”, tha ne fjalen e tij Guvernatori i Bankes se Shqiperise Fullani.

Nje vend te rendesishem ne konference kishte pa dyshim infrastruktura e cila u paraqit me gjithe ndryshimet dhe strategjite e zhvillimit nga Ministri i Transporteve Sokol Olldashi i cili ne fjalen e tij foli edhe per nismat me te fundit te ndermarra nga qeveria per permiresimet ne infrastrukturen rrugore e telekomunikacionin.

Energjia, industria dhe privatizimet strategjike moren interes te vecante nga te pranishmit ne forumin e investimeve te cilet i drejtuan pyetje me specifike Ministrit te Ekonomise Genc Ruli. “Privatizimet dhe ne te njejten kohe investimet ne energjitike po shkojne ne rruge te mbare dhe kane zgjuar interes te madh ne te njejten kohe qe edhe industria po zhvillohet dhe ne sektorin e minierave kemi zhvillime pozitive. Gjithashu kemi interes edhe per naften e gazin ne vend”, tha Ministri Ruli nder te tjera ne fjalen e tij.

Sektori i Turizmit si nje nga me prioritaret e qeverise shqiptare u paraqit ne kete forum nga Ministri Turizmit Ylli Pango i cili tregoi per pjesemarresit dhe ndermarrjet me te fundit te qeverise per te thither turistet e huaj ne vend e pse jo edhe ata britanike te cilet mund te vijne dhe te zbulojne nje shqiperi tjeter nga ajo qe kane degjuar apo kane ne mendjet e tyre. Ne konference kishte te pranishem te biznesit si Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise i cili beri nje prezantim te gjendjes se biznesit ne vend apo perfaqesues korporatash te medha si Euromax, Sigal, Birra Korca, etj. qe jane shembuj konkret biznesesh te suksesshem ne Shqiperi.

Forumi pare i investimeve shqiptare organizuar ne Londer eshte nje tjeter hap perpara ngritjes se imazhit te vendit dhe marketimit te tij ne tregje shume te rendesishme si eshte tregu britanik.