Raiffeisen Bank - Sponsor i festivalit evropian te kenges 2008


1.3.2008

Festivali Evropian i Kenges perfaqeson shown me te madh global krahas Lojerave Olimpike dhe Kampionatit Boteror te Futbollit. Qe prej 53 vjetesh Festivali Evropian i Kenges ka qene formati televiziv me i ndjekur me me shume se 200 milione shikues edhe nga vende si Australia, Kanadaja, SHBA dhe India, te cilet nuk marrin pjese ne Festival.

Festivali i pare Evropian i Kenges u organizua ne Lugano ne 24 Maj 1956. Lis Assia fitoi Çmimin e madh per Zvicren. Ne festival moren pjese shtate vende, ku secili debutoi me dy kenge. Festivali i pare Evropian u transmetua vetem ne radio.

RAIFFEISEN BANK – SPONSOR I FESTIVALIT EVROPIAN TE KENGES 2008

Raiffeisen Bank nepermjet Raiffeisen International Bank-Holding AG eshte sponsor i edicionit te 53-te te Festivalit Evropian te Kenges. Duke qene se Raiffeisen eshte nje nga grupet bankare kryesues ne Evropen Qendrore dhe Lindore, nbeshtetja e Festivalit Evropian te Kenges eshte nje mundesi e shkelqyer per te ndertuar komunikimin me klientet ekzistues, te cilet numerohen ne me shume se 13 milione.

""Ne e konsiderojme Festivalin Evropian te Kenges nje event mjaft popullor ne Evropen Qendrore dhe Lindore qe i drejtohet nje game te gjere te klientesh ekzitues dhe potenciale net e gjithe rajonin"", tha Michael Palzer, Drejtor i Komunikimit ne Raiffeisen International.

“Raiffeisen Bank vendosi te sponsorizoje Festivalin Evropian te Kenges sepse kjo i ofron Serbise dhe Beogradit mundesine per t’u prezantuar ne nje drite shume positive, te cilen me te vertete e meriton dhe kete shume njerez nuk e dine. Eshte gjithashtu edhe nje mundesi per njerezit, qe te njohin mikepritjen vendase si dhe te prezantojne nje imazh me te mire te Serbise, te cilin kam pasur mundesine ta perjetoj gjate shtate viteve qe kam kaluar ketu”, deklaroi Oliver Roegl, Kryetar i Bordit Drejtues te Raiffeisen Bank ne Serbi.

Nje numer rekord vendesh – 43 do te marrin pjese kete vit.

Azerbaixhan dhe San Marino marrin pjese per here te pare ne Festivalin Evropian te Kenges.

Per here te pare ne historine e Festivalit do te organizohen dy gjysem finale.

Ne Festivalin e ketij viti do te kendohet kenga e 1100-te.

Finalja e madhe do te mbahet ne 24 Maj, ne te njejten date qe eshte zhvilluar edhe Festivali i Pare 52 vjet me pare.

Vendet e meposhtme do te prezantohen ne gjysem finalen e dyte, te Enjten ne daten 22 maj: Kroacia, Danimarka, Bullgaria, Portugalia, Ukraina, Zvicra, Maqedonia, Islanda, Qipro, Letonia, Bjellorusia, Hungaria, Shqiperia, Suedia, Turqia, Lituania, Gjergjia dhe Republika Çeke.