Raiffeisen Bank, Sponsor Zyrtar i Forumit te pare te Investimeve SHBA-Shqiperi


19.9.2011

Berisha fton investitoret amerikane ne Shqiperi

Raiffeisen Bank ishte Sponsor Zyrtar i Forumit te pare te Investimeve SHBA Shqiperi i organizuar ne New York. Eshte hera e pare qe ky aktivitet organizohet ne SHBA dhe u shfaq nje interes shume i madh pjesemarrjeje te grupeve me te medha finanicare boterore dhe kompani si Google, Coca Cola, American Express, Marriot Group, etj.

Ne kete Forum moren pjese Kryeministri i Shqiperise Z.Sali Berisha, Ministria i Jashtem Z. Edmond Haxhinasto, Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Z. Aldo Bumci, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Z. Ardian Fullani dhe perfaqesues te tjere te Qeverise Shqiptare. Raiffeisen Bank ne Shqiperi perfaqesohej nga Z. Christian Canacaris, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank ne Shqiperi.

“Ndihem shumë i nderuar dhe shumë mirënjohës ndaj të gjithëve ju që keni ardhur për të ndarë pikëpamjet mbi potencialin e Shqipërisë për investimet e huaja direkte. Këtë vit, Shqipëria është i vetmi vend në Europën Juglindore me një rritje të qartë, në investimet e huaja direkte. Në vitin 2005, Shqiperia kishte një fluks prej 38 milion dollarë amerikanë në investimet e huaja direkte, ndërsa vitin e kaluar kishim 1 miliardë 97 milion dollarë amerikanë në investimet e huaja direkte. Ky progres i detyrohet së pari një përpjekjeje të madhe për ta bërë këtë vend, vendin me miqësor ndaj investitorëve.  Une jam ketu sot tju ftoj te gjitheve ju me nje pergjegjesi te vertete dhe optimizëm per te ardhur dhe  investuar ne Shqiperi sepse ju do te gjeni nje mjedis mikeprites per te bere biznes”, tha Berisha gjate fjalimit te tij.

“Eshte nje kenaqesi e madhe per mua sot qe ju drejtohem juve ne emer te Raiffeisen Bank ne Shqiperi. Ky eshte nje event shume i rendesishem sepse ju jeni nje audience e rendesishme per vendin tone. Ne bejme biznes ne Shqiperi qe prej 2004 por kjo eshte hera e pare per ne ne New York.

Ne besuam ne Shqiperine qe ne 2004, dhe tani ne kemi prova qe kishim te drejte. Raiffeisen Bank International eshte pionier ne Evropen Lindore dhe Qendrore, eksperienca jone nuk na ka zhgenjyer dhe sot, Raiffeisen eshte aktualisht pjese e ketij vendi. Shqiperia ka bere zhvillime te medha. Eshte vendi i vetem ne Evropen Juglindore me nje zhvillim te qendrueshem, nje monedhe te forte  me nje interes relativisht te ulet dhe inflacion te ulet ne nje treg ne zhvillim, ndonese pjesa tjeter e Evropes eshte duke  u perballur me veshtiresi. Raiffeisen Bank eshte numri nje ne tregun bankar shqiptar dhe sot dhe eshte partneri me i madh i qeverise shqiptare, kryesisht ne infrastrukture dhe sektorin energjitik, te dyja te nje rendesive vitale per rritjen ekonomike. Vleresimi i situates ekonomike ne Shqiperi nga agjenisa nderkombetare e vlereismit si Moody’s jane nje sinjal pozitiv per te gjithe investuesit e huaj. Raiffeisen Bank eshte shume optimiste persa i perkete zhvillimit ekonomik ne te ardhmen kur investimet e huaja direkte po rriten shpejt.

Per kete une ftoj te gjithe degjuesit e sotem te vijne dhe te vizitojne Shqiperine, dhe ju do te surprizoheni aq shume sa edhe ne ne 2004. Une ju garantoj ju, qe ju do te zbuloni te gjitha mundesite per te permbushur historine tuaj te suksesit,” tha gjate fjales te tij ne forum Z. Christian Canacaris, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank ne Shqiperi.

Forumi u pershendet gjtihashtu nga kongresmeni amerikan Elliot Engel, Presidenti i Fondit Amerikan per Zhvillim, Michael Granoff, Tony Podesta, President i “Podesta Grup”etj.