Raiffeisen Bank, sponsorizime ne Gjirokaster dhe Sarande


16.7.2013

Gjirokaster -Sarande

Raiffeisen Bank sponsorizon rikonstruksionin e shetitores dhe te  qendres se informimit turistik ne Gjirokaster. Drejtorit te Pergjithshem te Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris i jepet titulli “Qytetar nderi” i qytetit te Gjiroakstres.


Raiffeisen Bank ka vijuar mbeshtetjen e saj me projekte ne ndihme te komunitetit. Kete here ka qene nje bashkepunimi me Bashkine e Gjirokastres, nepermjet te cilit, u be i mundur rikonstruksioni i shetitores kryesore ne sheshin Çerçiz Topulli si dhe i qendres se informimit turistik. Keto dy projekte erdhen ne momentin e pikut te sezonit ku qindra turiste te huaj dhe vendas vizitojne qytetin e bukur te Gjirokastres.  Ky qytet eshte i perfshire ne listen boterore te trashegimise se UNESCO-s qe nga 15 Korriku i vitit 2005.

Keshtu, ne kuadrin e nje sere aktivitetesh te organizuara nga Bashkia Gjirokaster me rastin e 8-vjetorit te hyrjes se Gjirokastres ne UNESCO, u organizua edhe ceremonia e inaugurimit te rikonstruksionit te shetitores ne Sheshin Çerçiz Topulli dhe qendres se informimit turistik. Ne ceremoni ishin te pranishem Kryetari i Bashkise se qytetit, Z. Flamur Bime dhe Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris, te cilet prene shiritin e inaugurimit. Gjithashtu ne cermoni ishin te pranishem deputetet e zones se Gjirokastres, qytetare e te ftuar te tjere.

“Jam shume i lumtur qe vij sot dhe pres kete shirit me Kryetarin e Bashkise. Duket si te ishte dje, kur erdha ketu per nje tjeter event te rendesishem, nje tjeter projekt te perbashkt me Bashkine dhe diskutuam mundesine e rikontruksionit te kesaj pjese shume te rendesishme te qytetit tuaj. Ndjehem mjaft mire kur shoh qe kontributi yne ndihmon ne permiresimin e jeteses se qytetareve te Gjirokastres. Une do te vij serish per projekte te tjera sepse e ndjej shume prane kete qytet dhe njerezit e tij”, tha Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Canacaris gjate fjales se tij.

Ne vijim te aktiviteteve, Bashkia e Gjirokastres kishte organizuar nje ceremoni ne kalane e qytetit, gjate te ciles Drejtorit te Pergjithshem te Raiffeisen Bank iu dha titulli “Qytetar Nderi” i Gjirokastres me motivacionin “Per kontribut te shquar dhe mbeshtetje te vazhdueshme ne zhvillimin e projekteve infrastrukturore e ambientale ne qytetin e Gjirokastres dhe sherbime te vleresuara sociale e publike per komunitetin”. 

“Eshte nje nder i madh per mua te marr kete titull nga qyteti juaj. Kjo do te thote qe kemi bere dicka te mire ketu dhe te gjithe njerezit e kane pare, kane ndjere ndryshimin dhe kane menduar per Raiffeisen Bank. Ky titull eshte per mua por sigurisht une e di qe i atribuohet Raiffeisen Bank, e cila ka qene e pranishme pothuaj ne te gjithe sektoret, arsim, shendet, kulture e turizem. Ne kudo kemi menduar per ju dhe ju keni njohur emrin tone duke na nderuar.”, tha Z. Canacaris gjate fjales se tij.

Gjithashtu, Raiffeisen Bank ka vijuar me tej me kontributin e saj edhe ne qytetin e Sarandes. Ne kuader te bashkepunimit me Bashkine e ketij qyteti, Raiffeisen Bank ka sponsorizuar rikonstruksionin e pishinave te qytetit. Ne cermonine e inaugurimit ishin te pranishem Kryetari i Bashkise, Z.Stefan Çipa dhe Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Canacaris, te cilet prene shiritin e inaugurimit. “Jam shume I lumtur qe beme te mundur kete projekt Shpresoj qe noti, nje sport i dashur dhe i shendetshem, nje tradite ne kete qytet, do te gjallerohet tani me kete pishine dhe shume talente do te dalin nga Saranda”.