Në sajë të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Raiffeisen Bank, shoqatës Kultura në Lëvizje dhe Universitetit Evropian të Tiranës organizuan konkursin mbarëkombëtar të eseve “Një mundësi më tepërâ€. Konkursi fitoi maturantët e shkollave të mesme në të gjithë Shqipërinë që të shkruanin një ese mbi disa tema të përcaktuara si Ç’është demokracia, Edukimi Universitar: e drejtë apo privilegj ?, Ç’farë është korrupsioni ? Pjesëmarrja në votime dhe tema të tjera sociale. Për 14 esetë më të mirë u ndanë çmime duke përfshirë 3 bursa tre-vjeçare studimi në Universitetin Evropian të Tiranës, 5 bursa një-vjeçare studimi në po këtë universitet dhe 6 kompjuterë portativë. Ndër 193 esetë të vlerësuara, 31 më të mira u përzgjodhën dhe u botuan në një libër që iu shpërnda pjesëmarrësve në këtë aktivitet.
Për Raiffeisen Bank morën pjesë në këtë aktivitet Znj. Vilma Baçe, Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun, dhe Z. Robert Wright, Anëtar Bordi për Biznesin Retail. Gjithashtu ishin të pranishëm në këtë aktivitet, publicisti i njohur, Z. Ardian Klosi, dhe Rektori i Universitetit Evropian të Tiranës, Z. Ardian Civici. Gjatë fjalës së tyre përshëndetëse ata falënderuan Raiffeisen Bank si sponsorin gjeneral pa mbështetjen e së cilës nuk mund të ishte zhvilluar ky aktivitet kaq i dobishëm dhe i pari në llojin e tij në Shqipëri.
Në fjalën e tij Z. Wright përshëndeti pjesëmarrësit, prindër dhe nxënës dhe nënvizoi se Raiffeisen Bank është shumë krenare dhe e kënaqur që merr pjesë në një aktivitet të tillë ku promovohen dijet dhe talenti i nxënësve. Më pas Z. Wright lexoi disa nga emrat e fituesve të bursave dhe dhuratave të ofruara nga subjektet që sponsorizuan këtë aktivitet. Më pas në ambientet e UET u organizua një koktej për të gjithë të pranishmit