Raiffeisen Bank sponsorizon Misionin e Keshillit te Biznesit Kanada-Shqiperi ne Tirane


11.1.2011

Raiffeisen Bank ne Shqiperi ishte nje nga sponsorat e Misionit te Keshillit te Biznesit Kanada-Shqiperi ne Tirane. Ky aktivitet u organizua ne datat 1 dhe 2 Nentor ne Hotel Tirana International. Qellimi i ketij aktiviteti ishte te promovonte tregetine dhe investimet e dyanshme midis Kanadase dhe Shqiperise.

Ne kete event ishin te ftuar perfaqesues te biznesit nga te dy vendet si edhe personalitete shqiptare. Gjate fjalimeve te mbajtura u diskutua rreth mundesive per te promovuar dhe lehtesuar tregtine te dyanshme ndermjet Kanadase dhe Shqiperise, rritjen e informimit brenda Kanadase per mundesite e te berit biznes ne Shqiperi, etj.

Keshilltarja e Kryeministrit Shqiptar per Ekonomine Suzana Guxholli, Zevendes Ministri i Teknologjise, Visho Lika dhe Drejtoresha e Pergjithshme e Agjencise Shqiptare per Zhvillimin e Investimeve, Eneida Guria bene nje pamje te pergjithshme te klimes ekonomike shqiptare dhe ftuan te gjithe biznesmenet Kanadeze te vijne dhe te investojne ne Shqiperi.

Raiffeisen Bank ne Shqiperi u perfaqesua ne kete event nga Zevendes Kryetari I Bordit Drejtues te Raiffeisen Bank, Z. Alexander Zsolnai.                                       

“Ne besuam tek Shqipëria në vitin 2004, dhe tani kemi provat që kishim të drejtë. Raiffeisen Bank International është një pionier në Evropën Qëndrore dhe Lindore, eksperienca jonë nuk na ka zhgënjyer kurrë dhe sot Raiffeisen është aktualisht pjesë e vendit. Shqipëria ka bërë progres të madh. Eshtë i vetmi vend në Evropën Juglindore me një zhvillim të qëndrueshëm, me një monedhë të fortë me një normë relativisht të ulët interesi dhe me një inflacion të ulët për një treg në zhvillim, ndërkohë që pjesa tjetër e Evropës po përballet me vështirësi”, tha Z. Zsolnai gjate fjales te tij.