Raiffeisen Bank sponsorizon operen “Werther”


20.5.2011

Gjate muajit Prill, Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit me mbeshtetjen e vazhdueshme qe Raiffeisen Bank tregon ndaj aktiviteteve kulturor ne vend, vuri ne skene per here te pare operan premier Werther (Verter).

Opera Verter  eshte nje drame lirike me katër akte kompozuar nga Jules Massenet. Kjo vepër e cila konsiderohet si ndër më të rëndësishmet në repertorin francez, u interpretua në rolet kryesore nga tenori Sajmir Pirgu i cili interpretoje Verterin, një nga personazhet më tragjikë të operistikës botërore, mbështetur në një nga personazhet më të njohur të Johan Volfgang Gëtes. Në krahë të tij interpretojë mexosopranoja e mirenjohur Vikena Kamenica.

Jules Massenet e kompozoi Verterin mbi libretin e shkruar nga Edouard Balu, Paul Milliet dhe Henri Grémont Hartmann, bazuar në veprën e Gëtes, Vuajtjet e djaloshit Verter. Kjo vepër e pati premierën në Opera Imperial të Vienës, në 16 shkurt të vitit 1892.

Opera flet për një dashuri të pashpresë, me një fund tragjik, por ndryshe nga të gjitha veprat e tjera të këtij lloji, ku në fund vdes heroina, kësaj here ai që vdes është heroi.