Raiffeisen Bank mbështeti Qendrën Spitalore Universitare në projektin e saj të rëndësishëm të rehabilitimit të reanimacionit të sëmundjeve të zemrës. Ky projekt synon t’u japë përkujdesje cilësore pacientëve të reanimacionit të kardiologjisë në QSUT.
Raiffeisen Bank, si një institucion i dedikuar të japë kontributin për shërbimin ndaj komunitetit, e sheh këtë projekt si permbushje të përgjegjësive dhe detyrimeve të saj për përgjegjësinë sociale. Në ceremoninë e inagurimit morrën pjesë Ministrja e Shëndetësisë, Znj. Ogerta Manastirliu, Drejtori i QSUT, Z. Enkeljed Joti, Z. John McNaughton, Antar Bordi per Retail ne Raiffeisen Bank, Znj. Elona Koçi, Anetare Bordi per Korporatat dhe SE ne Raiffeisen Bank.
“Raiffeisen Bank e mbeshteti Qendrën Spitalore Universitare në këtë projekt të rëndësishëm, pasi dy institucionet tona ndajnë të njëjtat vlera; shërbimi i shkëlqyer ndaj qytetarëve është përparësia jonë. Përveç kësaj, shërbimi ndaj komunitetit është pjesë e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës dhe ne jemi gjithmonë të angazhuar në mbështetjen e projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komunitetit.”, tha në fjalën e tij Z. McNaughton.