Raiffeisen Bank sponsorizon rikonstruksionin e salles se koncerteve dhe dhuron nje piano per shkollen e muzikes “Prenk Jakova” ne Shkoder


19.1.2012

Raiffeisen Bank ka sponsorizuar rikonstruksionin e plote te salles se koncerteve te shkolles se muzikes “Prenk Jakova” ne Shkoder. Gjithashtu ne bashkepunim me Energji Ashta kane bere te mundur edhe dhurimin e nje pianoje per kete shkolle ne kuadrin e projektit “Mozaik 2011”.

Me kete rast u organizua nje ceremoni inaugurimi ne ambjentet e kesaj shkolle. Ne ceremoni ishte pranishem Ministri i Arsimit dhe Shkences, Z. Myqerem Tafaj si dhe Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris, Ambasadori Austriak ne Shqiperi, Z. Florian Raunig, perfaqesuses te Drejtorise Arsimore Rajonale Shkoder, te pushtetit lokal, mesues e nxenes te shkolles, etj.

Pas prerjes se shiritit nga personalitetet e siperpermendura, nxenesit e shkolles se muzikes “Prenk Jakova” dhane nje koncert ne sallen e re te koncerteve per te gjithe te pranishmit.

“Jam shume krenar qe ndodhem sot ne kete ceremoni inaugurimi dhe ne te njejten kohe shume i lumtur qe Raiffeisen Bank me kontributin e saj beri te mundur rikonstruksionin e kesaj salle duke ndihmuar ne permiresimin e ambjenteve mesimore si dhe ne zhvillimin e nevojave te tyre. Ne emer te Raiffeisen Bank ju uroj shume suksese dhe besoj fuqimisht qe do te vazhdojme te mbeshtesim sektorin e arsimit edhe ne te ardhmen”, tha Z. Drejtori Ekzekutiv I Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris gjate fjales se tij.

Raiffeisen  Bank ka kontribuar mjaft ne rajonin e Shkodres nepermjet bashkepunimit me Bashkine  dhe Drejtorine Arsimore. Duke patur parasysh se fokusi kryesor i politikes se sponsorizimit ne Raiffeisen Bank eshte sektori i arsimit, dhe ky sektor eshte shume i rendesishem per banken ne rajonin e Shkodres, Raiffeisen Bank ka sponsorizuar projekte dhe aktivitete te ndryshme kulturore dhe arsimore per shkollat ne rajonin e Shkodres.