Raiffeisen Bank sponsorizon rikonstruksionin e Zyres se Punes ne Tirane


14.1.2014

Tirane

Raiffeisen Bank ne bashkepunim me Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise si dhe Sherbimin Kombetar te Punesimit ka financuar rikonstruksionin e plote te se pares Zyre Moderne te Punesimit ne Tirane. Ky projekt u realizua me qellim ofrimin e nje sherbimi model  ndermjetesimi punesimi per qytetaret e Tiranes dhe ne kete menyre rritjen e punesimit.

Me kete rast sot u organizua ceremonia e inaugurimit te kesaj zyre. Te pranishem ne ceremoni ishin Kryeminstri i Shqiperise, Z. Edi Rama, Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Z. Erion Veliaj, Ambasadori i BE ne Tirane, Z. Ettore Sequi, Drejtoresha e Marketingut dhe Maredhenieve me Publikun ne  Raiffeisen Bank, Vilma Baçe, perfaqesues te bizneseve dhe organizatave te ndryshme qe operojne ne kete sektor, etj.

Gjate fjales se tij, Ministri  Veliaj theksoi se për Zyrën e re nuk është shpenzuar asnjë lek kontribut i taksapaguesve shqiptarë sepse për projektin kanë financuar Raiffeisen Bank dhe Kompania AMC.

“Ne do të ofrojmë një sherbim dinjitoz, në mungesë të një vendi pune do të ofrohet edhe një kupon mes të cilit të interesuarit do të marrin trajnim e shërbim kualifikues. Momentalisht janë reklamuar 2,180 vende pune dhe 6344 punëdhënës të regjistruar. Une i ftoj të gjithë të interesuarit të aplikojnë.”tha ai.
 

Ceremonine e pershendeti edhe Kryeministri Rama, i cili nder te tjera tha: “Kjo zyre do të jetë adresë e besueshme e një të riu e të reje në pragun e daljes nga rruga e gjatë e studimeve dhe e një punëkërkuesi të hershëm apo në tërësi e shqiptarëve që jetojnë këtu apo jashtë. Eshte dallëndyshja e parë që lajmëron një stinë tjetër në marrëdhënien e qytetarit me punëkërkimin, shënon dhe hapjen e një faqeje të re në raport me punëkërkimin. Modeli ynë i zhvillimit ekonomik do të rrisë punësimin”.