Raiffeisen Bank ka mbeshtetur ngritjen e qendres se pare rinore ne Shqiperi, nje iniciative kjo e Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise per ngritjen e qendrave rinore ne te gjithe Shqiperine. Hapja e ketyre qendrave ka si synim ofrimin e mjediseve dhe programeve specifike qe ndihmojne ne kultivimin e individeve produktive per shoqerine dhe te ardhmen e tyre.
Me kete rast u organizua edhe ceremonia e inaugurimit te kesaj qendre. Te pranishem ne ceremoni ishin Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris, Kryeministri i Shqiperise, Z. Edi Rama, Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Z. Erjon Veliaj, te rinj e te reja nga shkollat e kryeqytetit, etj.
“Eshte nje kenaqesi e madhe per mua qe jam sot ne kete ceremoni dhe qe shoh kaq shume te rinj. Ne iu bashkuam menjehere iniciatives se Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise per krijimin e qendrave rinore ne Shqiperi dhe keshtu vendosem te mbeshtesim qendren e pare ne Tirane, pikerisht kete qe po inaugurojme sotâ€, tha Z. Christian Canacaris, Drejtor i Pergjithshem i Raiffeisen Bank ne Shqiperi.
“Raiffeisen Bank ka mbeshtetur gjithmone projektet per te rinjte, projektet qe kane pasur synim edukimin dhe zhvillimin e tyre. Keshtu, tani te rinjte e Tiranes do te kene nje vend te ri dhe modern ku do te organizojne aktivitetet qe do te kontribuojne ne zbavitje, edukim dhe kreativitet. Dhe sigurisht, jemi shume te kenaqur qe Raiffeisen Bank ka dhene kontributin e saj per keteâ€, shtoi me tej Z. Canacaris.
Ceremonine e pershendeten edhe Kryeministri i Shqiperise, Z. Edi Rama dhe Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Z.Erjon Veliaj, te cilet premtuan se kjo qender do te pasohet edhe nga te tjera ne vend.