Raiffeisen Bank vazhdon te pershtase teknologji te reja ne ofrimin e sherbimeve bankare


14.9.2010

Raiffeisen Bank, banka me e madhe ne vend ne historine e saj prej 5 vitesh ne sistemin bankar Shqiptar, ka prezantuar produkte dhe sherbime bankare dhe menyra te reja ne berjen e biznesit bankar duke perdorur teknologji te reja, te cilat jane pranuar masivisht nga njerezit duke konsideruar faktin qe Raiffeisen Bank u sherben qytetareve nepermjet 102 degeve te saj on-line, 182 bankomateve te instaluara dhe 1200 pikave te shtijes (POS).

Raiffeisen Bank Sh.a ofron gamen e plote te produkteve dhe sherbimeve ne kater sektore kyc te biznesit – individe private, ndermarrje te vogla dhe te mesme si dhe korporata. Raiffeisen Bank ne Shqiperi ka investuar mjaft ne permiresimin dhe kompjuterizimin e degeve si dhe ne zhvillimin e teknologjive qe kane ndihmuar ne permiresimin e produkteve dhe sherbimeve te ofruara. Raiffeisen qe prej vitit 2006 sherbimet bankare elektronike per klientet Korporate dhe Bizneset e Mesme.

Me qellimin per te zgjeruar sherbimet bankare per te gjitha segmentet e biznesit si dhe per te ofruar produkte dhe sherbime te nje teknologjie te avancuar, Raiffeisen Bank ka lancuar sherbimin me te ri Raiffisen Direkt/Internet banking per klientet individe, i cili u mundeson atyre aksesin ne sherbimet bankare nepermejt  internetit. Bankingu nepermjet Internetit u lejon klienteve te bankes te kryejne transaksionet e tyre financiare nga shtepia ose puna, ne cdo kohe 24 ore te dites/ per 7 dite te javes dhe 365 dite te vitit, pa ndihmen e punonjesve te bankes. Ajo cfare u duhet klienteve tane eshte nje kompjuter dhe akses interneti /ose aparat celuar per te filluar pasi te jene regjistruar njehere si kliente te Raiffeisen Direkt ne nje nga deget ose agjensite tona.

“Duke marre parasysh rritjen dhe dinamiken e tregut bankar Shqiptar kohet e fundit, si edhe perdorimin e gjere te teknologjise ne jeten e perditshme te njerezve, lancimi i bankingut nepermjet internetit eshte vetem fillimi i nje game te gjere te sherbimeve  elektronike qe banka jone eshte duke zhvilluar per Shqipetaret. Planet tona ne  te ardhmen e afert perqendrohen jo vetem ne permiresimin  dhe pasurimin e bankingut elektronik ekzistues me funksionalitete te reja dhe te mire projektuara, por edhe ne futjen e kanaleve te reja elektronike te tilla si Mobile-Banking i cili do te siguroje klientet me funksionalitete te ngjashme bankare si Internet Banking, por duke perdorur aparatin celular. Raiffeisen Bank mbetet e angazhuar te udheheqe sektorin bankar Shqiptar ne teknologjite e reja dhe ne nivelet me  te larta te sherbimit tani dhe ne te ardhmen”, tha Z . John McNaughton, Anetar Bordi per Retail ne Raiffeisen Bank.

Z. Genc Pollo, Minister i Inovacionit IT  dhe Telekomunikacionit i pranshem ne kete prezantim tha Ministri Pollo tha:“Ndodhem sot këtu për të uruar bankën Raiffeisen për kalimin e plotë në internet banking, apo e-banking, një shërbim që do tu vlejë gjithë klientëve të saj dhe një zhvillim që do t’i vlejë edhe bankës. Duke qenë se Banka Raiffeisen është më e madhja aktualisht në Shqipëri, shpresoj që edhe bankat e tjera qe ende nuk e kane këtë shërbim te ofrojne  e-banking ndërsa ato që e kanë të zgjerojnë më shumë opsionet dhe ofertat në këtë lëmë. Dhe shpresoj që edhe bankat e tjera ta shqyrtojnë dhe të aplikojnë këtë shërbim. Është një hap i rëndësishëm i programit madhor Shqipëria Dixhitale, i cili nuk kufizohet vetëm me website-et e institucioneve shtetërore por ka të bëjë shumë edhe me sektorin privat; dhe për Shqipërinë Digjitale në sektorin privat sot është një ditë e rëndësishme.”

Raiffeisen Bank Shqipëri është banka më e madhe në vend dhe zë vendin e parë në të gjithë treguesit kryesore të performancës. Totali i aseteve të saj është afro 2 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë 5 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Portofoli i kredisë është rritur nga zero që ishte në 2004 në 677 million Euro ne fund te 2009. Transformimi tani ka përfunduar dhe Banka ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukturë degësh që krahasohen me standardet Evropiane të shekullit 21-te.

Per informacione te metejshme ju lutem kontaktoni me Viola Smaja, Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun (00355 2 275 588, [email protected])