Raiffeisen International dhe Grupi RZB kane me shume se dyfishuar fitimet e tyre respektive per gjashtemujorin e pare.
Planet e bashkimit per Raiffeisen Bank International jane plotesisht ne rrugen e duhur. Fitimi i konsoliduar pro forma i RBI rreth 472 milion Euro
Raiffeisen International:
- Fitimi i konsoliduar per gjashte mujorin e pare te 2010 eshte me shume se dyfishuar ne 171 milion Euro (gjashtemujori i pare i 2009: 78 milion Euro)
- Provigjionet per humbjet nga kredite e keqija bien ne 42 % nga viti në vit në 560 milion Euro (gjashtemujori i pare i 2009: 969 million Euro)
- Kthimi mbi kapitalin para takses përmirësohet me 3,7 % nga viti në vit në 8,6 % (gjashtemujori i pare i 2009 : 4,9 %)
RZB Grup:
- Fitimi i konsoliduar eshte rritur 139% krahasuar me gjashtemujorin e pare te 2009 ne 402 milion Euro
- Provigjionet per humbjet nga kredite e keqija ka rënia me 52% kundrejte te njejtes periudhe te nje viti me pare ne Euro 608 milion (gjashtemujori i pare 2009: Euro 1,267 million)
- Kthimi mbi kapitalin para takses përmirësohet me 0.3 pike % ne 10.4 % (gjashtemujori i pare 2009: 10.1 %)
Raiffeisen Bank International:
Planet e bashkimit jane plotesisht ne rrugen e duhur : regjistrimi ne regjistrin tregtar pritet ne tremujorin e katert
Fitimi i konsoliduar ne tremujorin e pare 2010 (ne baze pro forma: eshte 472 milion Euro
Provigjionet per humbjet nga kredite e keqija (ne baze pro forma) eshte 608 milion Euro
Kthimi mbi kapitalin para takses (ne baze pro forma) eshte 12.2 %
Te gjitha shifrat jane te bazuara ne Standartet Nderkombetare te Raportimit Finanicar (IFRS)
“Grupi RZB eshte ne rruge te mbare. Kjo eshte e dukshme nga zhvillimi pozitiv i perfitimeve te tij dhe ne fakt zbatimi i struktures se optimizuar te grupit po shkon sipas planit,†tha Walter Rothensteiner, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) dhe Kryetar i Keshillit Drejtues te Raiffeisen International Bank-Holding AG. “Ne strukturen e re, RZB do te fokusohet ne rolin e tij si institucioni qendror i Grupit Bankar Raiffeisen ne Austri dhe do te operojë si zyre qendrore per te gjithe Grupin RZB. Banka e ardhshme Raiffeisen Bank International do te perfshije biznesin korporate qe RZB ka kryer deri tani me ate ne Evropen Lindore dhe Qendrore. RBI do te jete force e fuqishme ne tregun bankar, i cili perbehet nga Austria dhe Evropa Qendrore dhe Lindore. Pervec kesaj, RBI do te te jete e vetmja banke Austriake e cila jo vetem perfaqesohet ne qendrat financiare boterore, por gjithashtu ka nje prezence te forte ne nente vende te Azise.
Raiffeisen International Bank-Holding AG, anetare e Grupit RZB e kryesuar nga Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), ka shenuar nje fitim te konsoliduar (pas tatimit dhe pakicave) prej 171 milion Euro gjate gjashtemujorit te pare te 2010, i cila perfaqeson nje rritje prej 118.6% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare . Zhvillimet ne provigjionet per humbjet nga kredite e keqija , te cila u ulen me 42.2% nga viti ne vit ne 560 milion Euro (gjashte mujori i pare i 2009: 969 milion Euro) ne vecanti kishte nje ndikim pozitiv ne perfitime. Fitimi para takses u rrit me 97.8% ne 304 milion Euro ( gjashtemujori i I 2009: 154 milion Euro) ndersa fitimi mbas tatimit pati nje rritje prej 78.2 % ne 212 milion Euro (gjashtemujori i I 2009: 119 milion Euro).
“Pervec zhvillimit pozitiv te fitimeve per gjashtemujorin e pare te ketij viti, ne kemi bere hapa vendimtare ne ecjen perpara te bashkimit qe do te rezultoje ne Raiffeisen Bank International. Ne baze pro forma, Raiffeisen Bank International do te kishte pasur per kete gjysem-viti nje fitim te konsoliduar me shume se 2.5 here me te madh se sa ai i shenuar nga Raiffeisen International.
Ne besojme se kjo do te na lejoje ne qe te mbetemi nje nga mundesite me terheqese te investimit ne bursen e Vienes“, tha Herbert Stepic, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen International dhe Drejtor i Ekzekutiv i caktuar per RBI.
Rezultate financiare atraktive per Raiffeisen Bank International
Shifrat ne vazhdim pro forma per Raiffeisen Bank International (RBI) rezultojne nga shkrirja e zonave kryesore te biznesit te RZB me Raiffeisen international.
Per gjashte muajt e pare te 2010, Raiffeisen Bank International fitimi perpara tatimit do te kishte qene 579 milion Euro, ndersa fitimi i konsioliduar I saj (mbas tatimit) do te arrinte ne 472 milion Euro. Provigjionet per humbjet nga kredite e keqija ne RBI do te kishte qendruar ne 608 milion Euro.
Interesi neto i te ardhurave te RBI do te kishte qene 1,780 milion Euro. Shpenzimet e pergjithshme administrative do te kishin arritur shumen 1,425 milion Euro, ndersa fitimi nga aktiviteti operacional do te kishte qendruar ne 1.261 milion Euro. Banka e re do te kishte pasur raportin kosto/te ardhura ne 53 %.
Bilanci total i RBI ne 30 Qershor 2010 do te kishte qendruar ne 147.9 miliarde Euro shifer e cila do te kishte perfaqesuar nje rritje prej 1.3 % qe prej fundit te 2009. (31 Dhjetor 2009: 146 miliarde Euro)
Shkrija eshte plotesisht ne rruge te mbare. Aprovimi i marre per bashkimin ne mbledhjen e pergjithshme vjetore te Raiffeisen International ne fillim te Korrikut perfaqeson arritjen e fundit ne procesit te shkrirjes. Ne tremujorin e trete ,bashkimi do te vazhdoje me tej per te hyre ne regjistrin e korportave, ndersa hyrja aktuale e shkrirjes dhe Raiffeisen Bank International ne regjistrin e korportave pritet qe te ndodhe ne tremujorin e katert , me efekt prapaveprues prej 1 Janarit 2010.
“Zhvillimet e tremujorit te dyte jane vecanerisht te kenaqeshme, me 7 % rritje ne te ardhurat nga interesi neto dhe 13% renie ne provigjionet per humbjet nga kredite e keqija kundrejt tremujorit te mepareshem qe perfaqeson levizje ne drejtimin e duhur , tha Martin Grull, Drejtor Ekzekutiv per Financen ne Raiffesien International dhe Drejtor Ekzekutiv per Financen i caktuar per RBI.
* * * * *
Raportin financiar per gjysmen e pare te 2010 te Raiffeisen International mund ta gjeni ne: http://qr022010.ri.co.at
Raportin financiar per gjysmen e pare te 2010 te Grupit RZB mund ta gjeni ne: http://www.rzb.at/q2report2010
* * * * *
Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) është institucioni qëndor i grupit bankar austriak Raifffeisen, grupi më i madh bankar në Austri. RZB është bankë kryesuese në Austri e cila e konsideron si treg të saj edhe tregun e Evropës Qëndrore dhe Lindore. RZB është e vetmja bankë në Austri e cila ka një rrjet të dendur të degëve në qendrat më të rëndësishme financaiare në mbarë botën.
Ndërsa, Raiffeisen International degë e së cilës është edhe Raiffeisen Bank në Shqiperi vepron në 17 tregje në rajonin e Evropës mbulohen nga bankat, kompani lizing dhe nga njësi që ofrojnë shërbime të tjera fianciare. Numri i klientëve ka arritur në 15 milionë ndërsa numri i degëve afariste në 3,000.
Përmes degës së saj Raiffeisen International Bank-Holding AG, RZB operon njërin nga rrjetet më të mëdha bankare në Evropën Qëndrore dhe Lindore, i cili i mbulon 17 tregje në rajon përmes degëve bankare, kompanive lizing si dhe njësi të tjera që ofrojnë shërbime financiare. Më shumë se 56,500 punonjës të këtij rrjeti iu ofrojnë shërbime 15.1 milionë klientëve përmes 3,000 degëve afariste.
Për informacione të tjera, ju lutem kontaktoni Andreas Ecker-Nakamura (+43-1-71 707-2222, [email protected]), Peter Klopf (+43-1-717 07-1930, [email protected]) ose Viola Smaja, Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun (+355 2 275 588, [email protected]).http://www.ri.co.at, http://www.rzb.at