“Raiffeisen Invest Euro”, fondi me i ri i krijuar nga Raiffeisen Invest do te ofroje nje mundesi te re investimi ne Euro, per publikun shqiptar


16.10.2012

Raiffeisen Invest Albania (RIAL), Shoqeria Administruese e licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare per Administrimin e Fondeve te Investimit dhe Pensionit ka prezantuar sot ne nje konference per shtyp fondin e ri te investimit te quajtur Raiffeisen Invest Euro. 

Pas suksesit te jashtezakonshem te Fondit Prestigj, RIAL i ofron investitorit shqiptar edhe nje mundesi tjeter per te diversifikuar portofolin e tij/saj financiar duke mundesuar investimin ne kuotat e ketij fondi te ri, i cili do te investoje kryesisht ne bono dhe obligacione te qeverise shqiptare te emetuara ne euro. Sic dihet, qeveria shqiptare emeton bono dhe obligacione ne euro, jo vetem ne tregun e brendshem nepermjet ankandeve periodike, por dhe ne tregun e huaj si ne rastin e Eurobond-it te vitit 2010.

Objektivi i Fondit Raiffeisen Invest Euro eshte i ngjashem me ate te Fondit Prestigj, ti jape investitorit një kthim te kenaqshem nga investimi në përputhje me një menaxhim te kujdesshëm te portofolit, duke ruajtur nivelin e kapitalit dhe të likuiditetit të nevojshëm.

Ky fond eshte i pershtatshem per te gjithe investitoret, qofshin keta persona fizikë apo juridikë, të cilët i konsiderojnë të përshtatshme objektivat e investimit të Fondit, dhe janë të përgatitur të marrin përsipër një shkalle te caktuar rreziku, ne perputhje me specikimet e renditura ne dokumentin e Prospektit te Fondit.

Fondi ne Euro i ofron investitorit shqiptar mundesine per te investuar kursimet ne Euro duke perfituar njekohesisht:

  • menaxhim profesional te portofolit te aseteve
  • likuiditet te garantuar te fondeve, dhe
  • kthim te kenaqshem nga investimi

Te gjithe investitoret e interesuar mund te drejtohen prane degeve te Bankes Raiffeisen per te investuar ne fondin e ri, duke filluar qe nga java e ardhshme. Shuma minimale e investimit fillestar në Fond është vetem 250 Euro. Kjo shumë mund të rritet me një vlerë e cila është minimalisht 50 Euro.

Ne kete konference te organizuar ne ambjentet e Hotel Rogner ishin te pranishem : Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank, Z. Christian CANACARIS, Anetari i Bordit per Retail-in ne  Raiffeisen Bank, Z. John MCNAUGHTON, Administratori i Pergjithshem i Raiffeisen Invest Albania Z. Resmi HIBRAJ, Kryetarja e AMF-se Znj. Enkeleda SHEHI, Drejtor i Huamarrjes ne Ministrin e Financave  Z. Altjon Paloka, dhe personalitete te tjere te sektorit financiar.

“Sot jemi shume krenare te njoftojme prezantimin ne treg te fondit te ri, Fondi Raiffeisen Invest ne Euro. Prezantimi I ketij fondi tregon angazhimin tone te vazhdueshem per ti ofruar klienteve tane nje game te gjere zgjedhjesh investimi, duke u dhene atyre mundesine te investojne kursimet e tyre ne menyra te tilla qe te arrijne balancen ndermjet riskut dhe mundesive per rritje. Raiffeisen eshte krenare tu oforje Shqiptareve menyra te reja per te manaxhuar kursimet dhe investimet e tyre, nderkohe qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit te tyre”, tha John McNaughton, Anetar Bordi per Retail ne Raiffeisen Bank Shqiperi.

Kryetarja e AMF-se Znj. Enkeleda SHEHI dhe Drejtor i Huamarrjes ne Ministrin e Financave Z. Altjon Paloka pershendeten hapjen e ketij fondi te ri gjate konferences per shtyp.

* * * * *

Fondi Raiffeisen Invest Euro u aprovua nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ne 26 Shtator, 2012.  Ky eshte nje fond i hapur publik me shume fillestare investimi prej vetem 250 Euro. Fondi do te ofrohet/shperndahet nepermjet rrjetit te degeve te Raiffeisen Bank, i cili do te veproje si agjent i Raiffeisen INVEST Albania. Fondi Raiffeisen Invest Euro do te investoje kryesisht ne letra me vlere te Qeverise Shqiptare.

Raiffeisen Bank zoteron 100% te aksioneve te Raiffeisen INVEST, e cila do te vazhdoje te menaxhoje Fondin e Pensionit Vullnetar, krahas Fondit Raiffeisen Invest Euro, dhe Fondit Prestigj.

Per informacione te metejshme ju lutem kontaktoni:

Vilma Baçe

Drejtore e Divizionit PR & Marketing