Raiffeisen Invest ka mbështetur iniciativën e Bashkisë së Tiranës për pyllëzimin e Tiranës, dhe mbjelljen e 100,000 pemëve në Tiranë deri në daten 21 Mars, Ditën Botërore të Pyjeve.
Me këtë rast, u organizua dhe ceremonia e mbjelljes se pemëve me përfaqësues nga Raiffeisen Invest dhe Raiffeisen Bank së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Z. Erjon Veliaj. U finalizua me sukses kjo pjesë e projektit, ku kontributi i Raiffesien Invest ishte me më shumë se 1,300 pemë.
“ Ndryshimi më i madh nuk është në relievin e qytetit por në atë ajo që kemi mbjellë në mentalitetin e qytetit tonë. Një qytet, i cili nuk i shikon gjërat e ndara, po ku secili e kupton që, para se të jetë biznesmen apo para se të jetë një bankier, ka detyrën e qytetarit. Kjo është puna jonë me kohë të plotë, të qënit qytetar”. Tha Z. Veliaj në fjalën e tij.
“Nuk mund të mungonte kontributi i Raiffeisen në mbjelljen e pemëve dhe shtimin e hapësirave të gjelbra, ne kemi kontribuar në shumë projekte, pasi përvecç pozicionit tonë si një nga Bankat më të mëdha në vend, ne njihemi si banka e komunitetit” tha Viola Smaja, Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingun.