Raiffeisen INVEST mbështet Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, me sponsorizimin e një laboratori të ri informatike!


16.10.2019

Fillimi i vitit të ri akademik, e gjeti Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës me një laborator të ri informatike falë mbështetjes së Raiffeisen INVEST.

Ky projekt bëri të mundur rikonstruksionin e plotë të laboratorit dhe pajisjen më të gjitha orenditë duke e shndërruar në një sallë më standarde bashkëkohore. 
Tashmë ky laborator me 31 kompjutera do t’ju vijë në ndihmë të gjithë studentëve të këtij Fakulteti, duke krijuar kështu hapësirat që i nevojiten studentëve si edhe pedagogëve për një edukim dhe mësimdhënie sa më të mirë. 
Dekani i Fakultetit Ekonomik z. Dhori Kule, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga Raiffeisen INVEST për këtë projekt.

Raiffeisen INVEST në kuadër të Përgjegjshmërisë Sociale është e angazhuar të mbështesë vazhdimisht iniciativa të tilla, të cilat kontribuojnë në edukimin dhe zhvillimin e brezit të ri.

Foto Galeri