Raiffeisen Leasing feston 2 vjet ne tregun shqiptar


30.8.2008

Raiffeisen Leasing ka takuar klientet me te medhenj dhe te tjere te ftuar ne ceremonine e organizuar me rastin e dy vjetorit te saj ne treg. Ne kete ceremony kane marre pjese edhe Dieter Scheidl dhe Michael Hackl, Drejtore Ekzekutive nga Raiffeisen Leasing International, Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank Oliver Whittle etj. Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Leasing, Gent Sejko ka pershendetur te ftuarit dhe ka bere nje pershkrim te shkurter te aktivitetit te kompanine qe ai drejton.

”Per vitin 2008, Raiffesien Leasing Sh.a. ka objetiva ambicioze. Ne kete kuader ne kemi krijuar marrdhenie te shendosha me partneret tane te biznesit, me te gjitha shoqerite e autorizuara per shitjen e makinave te lehta dhe te renda, kombetare dhe nderkombetare”, tha ai nder te tjera. Objektivi yne do te realizohet kryesisht fale financimeve qe do te behen per autovetura, mjetet e lehta motorike komerciale si kamionat dhe furgonat, si dhe makinerite e renda te ndertimit dhe te industrive te tjera, objekt i financimeve me leasing.

Planet e Raiffeisen Leasing synojne edhe nje shtrirje me te madhe territoriale te biznesit te leasing-ut ne rrethet e tjera te vendit duke shfrytezuar rrjetin dhe kapacitetet e Bankes Raiffeisen.

Referuar rritjes se shpejte te aktivitetit dhe rezultateve konkrete, tashme, mund te themi me siguri se leasing-u nuk eshte me thjesht nje koncept ne tregun shqiptar, por nje realitet atraktiv, i cili ploteson mjaft mire gamen e produkteve te ofruara nga grupi Raiffeisen International ne Shqiperi.

“Strategjia dhe qellimi yne kryesor eshte qe te jemi kompania lider ne tregun e leasing-ut ne Shqiperi. Ne kete kontekst, aktualisht eshte e dukshme se Raiffesisen Leasing do te kete rolin paresor ne treg ne vitin 2008. Kjo eshte arritur nepermjet maksimizimit te ndrehyrjes sone ne treg si grup i perbashket Raiffesien Bank dhe Raiffesien Leasing duke koordinuar dhe menaxhuar mjaft mire shitjet dhe mardheniet me klientet tane“, tha Sejko.

Ne strategjine dhe aktivitetin real te leasing-ut perfshihen financime per produkte duke filluar nga autoveturat, mjetet motorike komerciale, kamione dhe mankineri te renda per industrine e ndertimit e deri tek linjat e ndryshme teknologjike te prodhimit. Te gjitha keto objekte financimi jane te aplikueshme per segmentet e biznesit korporata dhe SME. Ndersa individet dominojne kryeshit ne autovetura personale.

Raiffeisen Leasing gezon avantazhe te forta te cilat jane incentiva te sigurta per nje biznes ne rritje. Mjafton te permendim emrin e mire te Raiffesien International, suportin e Grupit dhe te Bankes Raiffesien ne Shqiperi ne burime financimi, trajnime dhe ekspertize teknike, per te kuptuar potencialin qe disponon Kompania Raiffeisen Leasing Sh.a

”Sidoqofte, leasing mbetet nje aktivitet relativisht i ri ne tregun financiar shqiptar dhe ka akoma mjaf per t’u permiresuar si ne aspektin e biznesit dhe te permiresimit te produktit, ashtu edhe ne aspektin e lehtesirave fiskale”, tha Sejko.

Raiffeisen Leasing Sh.a eshte krijuar si kompani nga Raiffeisen International, Austri dhe Raiffeisen Bank, Shqiperi. Raiffesien Leasing Sh.a. ushtron aktivitetin e saj ne nje periudhe pothuajse dyvjeçare. Gjate vitit 2008, aktiviteti i leasing-ut pati nje rritje te konsiderueshme duke arritur ne nje vlere prej 20 milion Euro ne total aktivesh, ne fund te muajit qershor 2008. Mjafton te permendim se vlera totale e financimeve me leasing gjate ketyre 2 vjeteve ka arritur ne kufirin e 25 milion eurove, ku perfshihen finacime per produkte duke filluar nga autoveturat deri tek makinerite e renda dhe linjat e reja teknologjike.