Raiffeisen Pensions, kompania e pare qe ri-licensohet ne perputhje me kerkesat e ligjit te ri


11.11.2010

Raiffeisen Penions ka kenqesine e madhe te njoftoje qe eshte kompania e pare qe eshte ri-licensuar nga Autoriteti Shqiptar i Mbikqyrjes Financiare ne baze te kerkesave te ligjit te ri. Nje ligj i ri per kolonen e trete u aprovua  nga Parlamenti Shqiptar ne 10 Dhjetor 2009. Ky ligj eshte ne perputhje me direktivat Evropiane, me standardet e Organizates Nderkombetare te Mbikqyrjes se Pensioneve dhe me udhezimet e Bankes Boterore.

“Ne jemi shume te gezuar qe jemi te paret dhe une do te deshiroja te theksoja qe ne do te bejme gjithcka dhe me te gjitha forcat tona per te zhvilluar kete treg dhe per te ofruar sherbimet me te mira ne tregjet e tjera perendimore. Ky eshte hapi i pare real drejt liberalizimit te tregut te pensioneve private dhe ne i mirepresim keto masa”, tha Z. Christian Canacaris, Drejtor i Pergjithshem i Raiffeisen Bank ne Shqiperi.

Objekti i aktivitetit te Raiffeisen Pensions eshte te manaxhoje sic duhet fondet e pensioneve ne menyre qe te siguroje pensione private suplementare per individet gjate periudhes se moshes se trete. Veç kesaj, punedhenesit gjithashtu mund te japin kontribute ne emer te punonjesve te tyre.

“Ne jemi shume te emocionuar qe po marrim licensen e re ne perputhje me kerkesat e ligjit te ri. Ne do te punojme fort per te plotesuar nevojat financiare dhe sociale per te ardhura  te mjaftueshme ne kohen e pensionit dhe per te qene lider i tregut ne vendosjen e standardeve te larta e te reja ne industrine e pensioneve ne Shqiperi”, tha Drejtoresha Ekzekutive e Raiffeisen Pensions, Majlinda Gjata.

Raiffeisen Pensions ofron alternativa te reja kursimi dhe siguron te ardhura per periudhen e pensionit.

  • Mundesi per te perfituar nje norme te mire kthimi nga kursimet periodike/te vogla dhe te rregullta;
  • Klienti/anetari vazhdon te perfitoje interes gjate periudhes se tij te pensionit;
  • Kursimet ne skemen e pensionit privat jane te trashegueshme dhe te transferueshme;
  • Çdo klient ka te drejten te marre pagesen e vleres neto te asetit ne llogarine e tij ne total ose ne pagesa periodike, 5 vjet perpara periudhes se daljes ne pension nga sistemi i pensionit publik.

Autoriteti Shqiptar i Mbikqyrjes Financiare eshte i gatshem te çoje perpara reformat ne tregun e pensioneve private dhe ne tregun financiar jobankar ne pergjithesi. Kohet e fundit, eshte bere progres ne industrine e pensioneve dhe zhvillime te tjera jane ne proces ne menyre qe te plotesohet kuadri ligjor.

Autoriteti Shqiptar i Mbikqyrjes Financiare u dha nje vit kohe kompanive ekzistuese te pensionit te aplikonin per ri-licensimin dhe transformimin e tyre sipas kerkesave te ligjit te ri.

Raiffeisen Pensions eshte kompania e pare ne treg qe e merr kete license. Raiffeisen Pensions do te luaje nje rol kyç ne zhvillimin e ketij tregu i cili eshte ne hapat e pare.

Per informacione te metejshme kontaktoni:

Vilma Baçe

Drejtore e Divizionit te Mardhenieve me Publikun

Dhe Marketingut

Mob: 0682096013

e-mail: [email protected]