- Perspektive e favorshme rritjeje per tregjet bankare qe perfaqesojne 80 per qind te aseteve totale ne EQL
- Rritje e pershpejtuar e volumit te kreditimit ne 2010 dhe ne gjysmen e pare te 2011
- Ngadalesimi ekonomik global sugjeron maturi ne perspektiven e afert per sektorin bankar per EQL
- Volumi total i kredive ne EQL korrespondon me 7.5 per qind te volumeve ne Eurozone
- Nuk ka ndryshime ne renditjen e 5 grupeve bankare me te mira te rajonit me qender ne Bashkimin Evropian
Ndersa rritja e kredise ne Evropen Qendrore dhe Lindore (EQL) nuk do te ndodhe net e njejten menyre si ajo gjate dekades se kaluar, perspektiva afat-mesme dhe afat-gjate per rritjen e sektorit bankar mbetet e favorshme ne te pakten gjashte tregje te EQL qe se bashku perfaqesojne 80 per qind te aseteve totale te sektorit bankar ne rajon. Ky dhe konluzione te tjera jane te detajuara ne “Konvergjenca e Sektorit Bankarâ€, edicioni i fundit i raportit vjetor te Sektorit Bankar ne EQL te pergatitur nga analistet e Raiffeisen Bank International AG (RBI) dhe Raiffeisen Centrobank AG.
Raporti i Sistemit Bankar ne EQL mbulon 14 tregje bankare te rendesishme ne EQL dhe nenvizon zhvillimet ne grupet bankare lider ne rajon. Per te dhene nje krahasim me te mire ndermjet vendeve qe mbulon, raporti gjithashtu I drejtohet edhe nen rajoneve te EQL, si Evropa Qendrore, Evropa Juglindore dhe Konfederata e Shteteve te Pavarura (CIS).
Rritja eshte ende e mundur nen nje model te ndryshuar konvergjence te sistemit bankar
Mundesia e pritshme ne nje nivel te ulet per financim te jashtem per tregjet bankare ne EQL sugjeron qe depozitat do te ruajne terheqjen qe arriten ne rajon gjate viteve te fundit. Si rezultat, rritja e qendrueshme e kredise ne EQL do te jete e lidhur ngushte me me rritjen e depozitave edhe me shume se ne te kaluaren. Veç kesaj, disa ekonomi ne EQL mund te perballen me nje periudhe me te zgjatur te nje rritjeje relativisht te ulet te kredise. Raportet e kredise ndaj GDP jane ne nje nivel relativisht te larte ne disa vende ne EQL me nivele me te ulta te ardhurash. Per me teper, disa segemente te tregut si kredite per shtepi nuk mbeten te pandikuara ne asnje ekonomi ne CEE. Per rrjedhoje, rritja e kredise ne EQL nuk do te ndodhe ne te njejten menyre si gjate dekades se kaluar.
Megjithate, perspektiva afat - mesme dhe afat – gjate per rritjen ne sektorin bankar mbetet shume e favorshme ne Rusi, Poloni, Republiken Çeke, Rumani, Sllovaki dhe Shqiperi. Keto gjashte vende, te cilet se bashku perfaqesojne 80 per qind te aseteve totale te sektorit bankar, ka mundesi qe te mbeten tregje me rritje te larte ne te cilat kredia nominale dhe rritja e aseteve eshte e mundur qe te kalojne rritjen e GDP ne te ardhmen.
Ne kontrast me kete, raportet kredi ndaj GDP qe ulen gradualisht mund te jene ne proces per disa ekonomi ne Evropen Juglindore apo CIS nga nje perspektive thelbesore dhe afat – gjate. Rritja nominale e kredise ne keto ekonomi do te mbetet thjesht nen rritjen e qendrueshme nominale te GDP, e cila mund te kthehet ne nje nivel njeshifror te larte ose edhe ne nivel dyshifror te ulet.
Mjedisi makroekonomik per EQL filloi te perkeqesohej ne gjysmen e dyte te 2011, si rezultat i ngadalesimit te pritshem te ekonomise boterore dhe vecanerisht ne Eurozone. Per kete arsye, kerkohet maturi ne lidhje me perspektiven e sektorit bankar ne te ardhmen e afert ne EQL. Per me teper, zhvillimet negative te koheve te fundit ne lidhje me pamjen e pergjithshme rregullatore ne disa vende te EQL, duhet te vezhgohen me kujdes, duke qene se ato vendosin standarde jo te mira dhe mund te minojne atraktivitetin e sektoreve bankare respektive.
Sipas Raiffeisen Research, marreveshja e arritur ne fund te Tetorit lidhur me krizen e borxhit ne Eurozone mund te coje ne menyre indirekte ne nje renie potenciale te aktivitetit te kreditimit ne CEE ne 6-12 muajt e ardhshem, duke qene se grupet bankare qe ndodhen ne Bashkimin Evropian dhe qe jane active ne kete rajon ndjejne barren e konsiderueshme te shoqeruar si nga ristrukturimi i borxhit Grek ashtu edhe nga masat per rikapitalizim bankar. Megjithate, saktesia e çdo parashikimi per ndikim ne afat te shkurter te krizes se borxhit ne Eurozone ne sektorin bankar ne EQL, komplikohet me tej nga pasigurite qe vazhdojne te dallohen ne zhvillimet e politikes se brendshme te Greqise.
Tregjet Ruse dhe Polake ofrojne mundesite me te medha rritjeje
Ne terma absolute, Rusia dhe Polonia – qe se bashku perfaqesojne 60 per qind te aseteve te sektorit bankar ne EQL – do te ofrojne mundesite me te medha te rritjes ne tregjet bankare ne EQL. Kjo reflekton si madhesine absolute te dy tregjeve, ashtu edhe nivelet e tyre te qendrueshme te kredise vjetore nominale dhe rritjes se aseteve mbi parashikimin.
Ne Evropen Qendrore, perveç Polonise, tregu bankar Çek mund te ofroje mundesi atraktive rritjeje, duke pas parasysh normat e ulta te qendrueshme dyshifore ne termat e kredive dhe aseteve mbi parashikimin. Sektori bankar i Sllovakise eshte gjithashtu i prirur te kete nje zgjerim te rendesishem, me norma rritjeje te larta njeshifrore mbi parashikimin.
Me perjashtimin e mundshem te Shqiperise, norma te larta nominale dyshifrore te kredise dhe te rritjes se aseteve eshte veshtire te kete pothuaj ne te gjithe sektoret bankare ne Evropen Juglindore mbi parashikimin. Megjithate, tregu bankar Rumun eshte tregu me atraktiv ne kete rajon, duke reflektuar pozicionin e tij si tregu bankar me i madh ne Evropen Juglindore dhe me zgjerim qe duket i qendrueshem.
Kredia per corporate aktualisht po nxit aktivitetin kreditues ne rajon
Volumi total i kredise neper te gjithe rajonin e EQL shkon tek 1,120 miliarde EUR qe korrespondon me rreth 7.5 per qind te kredive totale brenda Eurozones. Ne kontrast me kete, GDP nominale e rajonit te EQL qendron diku tek 24 per qind e Eurozones.
Ne total, asetet e sektorit bankar ne EQL arrijne ne 1,940 miliarde EUR deri ne fund te qershorit 2011, e cila korrespondon me rreth 5.5 per qind te aseteve totale te sektorit bankar te Eurozones.. Ndersa GDP nominale e rajonit te eshte 24 per qind e asja te Eurozones. Si rrjedhoje, vlerat e aseteve ndaj GDP ne rajonin e EQL mbeten shume me te uleta se mesatarja aktuale e Eurozones qe eshte 330 per qind e GDP.
Rritja e kredise ne EQL u pershpejtua ne 2010, nje zhvillim qe u reflektua net e dhenat e agreguara per sektoret bankar te rajonit dhe bankat kryesore. UniCredit, Erste, RBI, Société Générale (SocGen) dhe Intesa Sanpaolo, te gjitha shenuan rritje te kredise. Te dhenat per 6 mujorin e pare te 2011 tregojne nje rritje te ngadalte te aktivitetit kreditues ne EQL. Kjo eshte veçanerisht e vertete per ato vende per te cilat 2010 ka qene nje vit i veshtire (p.sh. Hungaria, Sllovenia dhe Ukraina). Duke supozuar qe trendet aktuale te kreditimit mund te jene pak a shume e qendrueshme, rritja e kredise ne Euro per te gjithe vitin 2011 mund te arrije tek rreth 9.5 per qind ne Evropen Qendrore, 7 per qind ne Evropen Juglindore dhe afersisht 13 per qind ne rajonin CIS.
Duke krahasuar segmentet e biznesit per shtepi dhe kredite per corporate, aktiviteti aktual kreditues eshte perqendruar ne segmentin e kredise per korporate. Sektori i korporates ne EQL vazhdon te perfitoje nga rekuperimi ciklik ne Eurozone dhe ekonomia me e gjere ne 2010 dhe ne gjysmen e pare te 2011, ndersa bizneset vendore mbeten me te ndrydhura ne shumicen e ekonomive ne EQL. Ka ende potencial te mjaftueshem per kreditimin e korporatave ne EQL, i cili mbetet shume me poshte rendesise qe ka kreditimi i korporatave ne sektoret me te medha financiare ne Eurozone. (40-70 per qind te GDP).
Kredite e keqija pergjithesisht ne nivelin e pikut ose prane tij
Ne teresi, ka pasur nje permiresim me baze te gjere ne riperteritjen e sektorit bankar ne EQL. Ky permiresim erdhi nga nje sfond ekonomik i stabilizuar ne 2010 dhe ne gjysmen e pare te 2011. Me kete sfond dhe me volume kredie ne rritje, kredite e keqija jane pothuajse afer pikut ose e kane kaluar ate ne te gjitha bankat kryesore te EQL, gje e cila konfirmohet nga te dhenat e agreguara te sektorit bankar. Megjithate Hungaria dhe disa tregje te Evropes Juglindore mbeten problematike per cilesine e kredise.
Te dhenat per gjysmen e dyte te 2011 tregojne qe kredite e keqija mund te kene arritur pikun ne disa ekonomi te EQL si Republika Çeke, Slovakia, Rusia dhe Ukraina dhe jane prane pikut Polonia dhe Serbia. Keshtu qe, analistet e Raiffeisen Research besojne qe viti 2011 mund te shenoje pikun e kredive te keqija per keto ekonomi.
Ne ekonomi te tjera te EQL (me perjashtimin e mundshem te Hungarise dhe Bjellorusise), rritja e kredive te keqija eshte ngadalesuar ne 6 muajt e pare te 2011. Ne keto ekonomi kredite e keqija mund te vazhdojne te rriten ne 2012, por niveli i pikut te tyre duhet te rrije prane niveleve qe ato treguan ne gjysmen e pare te 2011.
Asnje ndryshim ne perberjen e 5 bankave me te mira te rajonit
Ne 2010 dhe ne gjysmen e pare te 2011, nuk pati ndryshime ne renditjen e 5 bankave me te mira te rajonit (ne termat e aseteve totale). Grupet bankare me baze ne BE dhe active ne EQL: UniCredit vazhdoi te udheheqe ne kete fushe, e ndjekur nga Erste, RBI, SocGen, dhe KBC. Pas nderrimit dinamik ndermjet bankave te renditura nga vendi 6 ne te 10-in ne 2009, viti i kaluar ishte i qete dhe pa shume evente ne kete segment : Intesa Sanpaolo ende kryeson grupin ne vendin e 6 ne rajon. Perkundrazi, vihet re nje fare konsolidimi dhe hyrje te reja ne treg ne bankat e renditura nga vendi 11-20. Santander e Spanjes iu bashkua ketij grupi, ndersa bankat greke Eurobank EFG dhe Alpha Bank njoftuan plane per bashkim dhe Volksbank International shiti filialet e saj ne EQL (me perjashtim te Rumanise) tek Sberbank e Rusise.
Raportin per Sektorin Bankar ne EQL mund ta gjeni ne
http://www.rbinternational.com/ceebankingreport2011