- Te ardhurat neto nga interesat 2,596 milion € (renie 4.7 per qind nga viti ne vit)
- Te ardhurat operative 3,885 millon € (renie 5.2 per qind nga viti nr vit)
- Shpenzimet e pergjithshme administrative u rriten me 2,336 milion € (rritje 2.2 per qind nga viti ne vit)
- Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija bine ne 623 milion € (renie 20.2 per qind nga viti ne vit)
- Fitimi para takses u permiresua ne 1,115 milion € (rritje 8.1 per qind nga viti ne vit)
- Fitimi i konsoliduar u rrit ne menyre te konsiderueshme ne 842 milion € (rritje 13.0 per qind nga viti ne vit)
- Raporti i kredive me problem u rrit ne 10.0 per qind (rritje 1.4 pike perqindje krahasuar me 2011)
- Raporti i mbulimit bie ne 65.8 per qind (renie 2.6 pike perqindjeje krahasuar me 2011)
Te gjitha shifrat bazohen ne standardet IFRS
Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka shenuar nje fitim te konsoliduar (pas takses) prej 842 milion € per nente muajt e pare te 2012, i cili perfaqeson nje rritje prej 13 per qind krahasuar me te njeten periudhe te nje viti me pare. Fitimi i RBI para takses u rrit me 8 per qind ne 1,115 milion (1-9 2011: 1,032 milion €) Fitimi pas takses arriti ne 889 milion €, nje rritje prej 17 per qind krahasuar me te njejten periudhe ten je viti me pare. Fitimi pas tatimit arriti në 889 milion € , një rritje prej 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (1-9 2011: 760 milion €). Fitimet për aksion u rriten nga 3,06 € në tre tremujorët e parë të vitit 2011 ne 3,55 €, një rritje prej 16.1 për qind.
""Ne kemi arritur një rezultat të kënaqshëm në tre tremujorët e parë, pavarësisht rritjes së dobët ekonomike në Evropë, masave dhe normen e ulet te interesit qe ndikon ne te ardhurat tona neto nga interesat. Kjo është nga njëra anë rezultat i diversifikimit tonë, i cili na mundëson që të kundërbalancojmë zhvillimet më të dobëta në disa tregje me zhvillime te mira ne disa te tjera, të tilla si Rusia dhe Rumania. Nga ana tjetër, përpjekjet e shumta per eficence kane pasur efekt dhe kostot i kemi nen kontroll., "" tha Drejtori Ekzekutiv, Herbert Stepic.
Provigjonet për humbjet nga kredite e keqia kane zbritur në 623 milion €
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, provigjionet neto për humbjet nga kredite e keqia u ulen me 158 milion € ne 623 milion € në nëntë muajt e parë të 2012. Rënie të mprehta janë regjistruar kryesisht në Hungari (minus 226 milion €) kur provigjionet nga humbjet e kredive janë, gjithsesi, ende në një nivel të lartë. Rusia ka shenuar një tkurrje të konsiderueshme prej 34 milion € në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Raste të ndryshme individuale kane rezultuar në alokime të reja për provigjionet nga humbjet e kredivë për klientët e korporatave në Sllovaki, Rumani, Poloni, Kine dhe Drejtorine e Pergjithshme te Grupit. Rritja në Poloni rezultoi nga konsolidimi për herë të parë i Polbank, krahas faktorëve të tjerë.
Kthimi mbi kapitalin para tatimit rritet në 14.1 për qind
Kthimi mbi kapitalin (ROE) para tatimit për nëntë muajt e parë të 2012 ishte 14.1 për qind, duke u bazuar mbi fitimin para tatimit prej 1,115 million € (deri ne 8 për qind) dhe kapitali mesatar i 10.6 miliard € (deri 5 për qind). prandaj ROE ishte 0.4 pikë përqindjeje më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i njesive te biznesit u rrit për shkak të blerjes se Polbank
Numri i njesive te biznesit deri ne 30 shtator 2012 ishte 3,115, një rritje prej 6.4 për qind krahasuar me 31 dhjetor 2011. Kjo rritje është shkaktuar kryesisht nga blerja e Polbank. Numri mesatar i personelit është rritur nga viti në vit me 1639 në 61.645. Përjashtuar Polbank, duhet te ishte arritur një reduktim stafi pre 1671. Që nga 30 shtator 2012, baza e klientëve qëndroi ne rreth 14.1 milion.
* * * * *
Ju mund ta aksesoni raportin e gjashtemujorit ne http://qr032012.rbinternational.com dhe versionin gjermanisht ne http://zb032012.rbinternational.com.
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. Ne Evropen Qendrore dhe Lindore, RBI operon me nje rrjet te gjere bankash filiale, kompani leasing dhe dhe nje sere institucionesh qe ofrojne sherbime te specializuara financiare ne 17 tregje.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 61,000 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.1 milion klienteve nepermjet 3,100 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, kontaktoni Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]) ose Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) ose Vilma Baçe (0 68 20 96 0 13, [email protected]) http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at