• Te ardhurat neto nga interesi rriten me 7.0 per qind ne 2,776 milion Euro ( Q3 2012: 2,596 milion EUR )
• Marzhi neto nga interesat rritet 48 pike baze nga viti ne vit ne 3.08 per qind
• Te ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet rriten me 7.3 per qind ne 1,203 milion EUR ( Q3 2012: 1,120 milion EUR )
• Te ardhurat operative rriten me 6.7 perqind ne 4,267 milion EUR ( Q3 2012: 4,000 milion EUR )
• Shpenzimet e pergjithshme administrative rriten me 4.0 per qind ne 2,430 milion EUR ( Q3 2012: 2,336 milion EUR )
• Provigjionet per humbjet nga kredite e keqija nga 28.3 per qind deri ne 800 milion EUR ( Q3 2012: 623 milion EUR )
• Fitimi para tatimit bie nga 37.6 per qind ne 696 milion € per shkak te efekteve pozitive one –off ne 2012 ( Q3 2012: 1,115 milion EUR )
• Fitimi i konsoliduar ulet me 51.2 per qind ne 411 milion EUR ( Q3 2012: 842 milion EUR )
• Raporti i kredive me probleme eshte rritur ne 10.3 per qind ( deri 0.5 pike perqindje ne krahasim me fundin e vitit 2012)
Te gjitha shifrat jane te bazuara ne standardet IFRS.
Me gjithe gjendjen e veshtire te vazhdueshme te tregut dhe parashikimet ekonomike te ulta, Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka gjeneruar ne nente muajt e pare te vitit 2013 nje fitim para tatimit prej 696 milion EUR. Renia prej 419 milion EUR kundrejt periudhes se krahasueshme i atribuohet kryesisht efekteve one-off ne vitin 2012 te tilla si shitja e obligacioneve dhe riblerja e kapitalit hibrid tier 1 me nje total prej 269 milion EUR. Fitimi pas tatimit u ul me 48.0 per qind ne 461 milion EUR (Q3 2012: 889 milion EUR) per shkak te kuotes se rritur te taksave. Fitimi i konsoliduar u ul me 51.2 per qind ne 411 milion EUR (Q3 2012: 842 milion EUR). Fitimet per aksion rane me 2,21 EUR ne 1,34 EUR. Ne te njejten periudhe te vitit te kaluar ajo ishte 3,55 €.
""Fale permiresimit te ndjeshem te marzhit neto nga interesat, ne ishim ne gjendje te rrisnim te ardhurat operative me pothuajse 7 per qind ne nente muajt e pare. Eshte nje sukses i madh i pjesshem qe te ardhurat tona jane rritur me shume se shpenzimet tona. Por ne duam qe te behemi ne menyre te konsiderueshme me te mire dhe per kete arsye po synojme qe te ruajme bazen e kostos te sheshte per 2016 krahasuar me vitin 2012. Kjo i korrespondon kursimeve prej 450 milion Euro per tri vitet e ardhshme. Me programin""Fit for Future 2016"" ne kemi zhvilluar dhe filluar nje program gjitheperfshires per kursimet e kostove ne te gjithe Grupin per te arritur kete qellim "", tha Drejtori i Pergjithshem i RBI, Karl Sevelda.
Te ardhurat operative u rriten me 6.7 per qind
Te ardhurat operative u rriten me 6.7 per qind ose 267 milion EUR ne 4,267 milion EUR nga viti ne vit (Q3 2012: 4,000 milion EUR). Ne kete menyre, te ardhurat neto nga interesi jane zhvilluar ne menyre te favorshme:
Marzhi neto nga interesat (i llogaritur mbi aktivet qe bartin interes) u permiresua me 48 pike baze ne 3.08 per qind per shkak te nje optimizimi te likuiditetit dhe te masave te rivleresimit. Kjo rezultoi ne nje rritje 7 per qind te te ardhurave neto nga interesat ne 2,776 milion EUR.
Ne total, rezultati operativ i RBI arriti ne 1,837 milion EUR per nente muajt e pare te vitit 2013, qe paraqet nje rritje prej 10.4 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2012 (Q3 2012: 1,664 milion EUR).
Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u rriten
Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u rriten 28 per qind, ose 176 milion EUR ne 800 milion EUR ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Kjo ishte per shkak te zhvillimeve ne portofolin e provigjioneve per humbjet nga kredite, te cilat ne vitin e kaluar perfshinin nje lehtesim neto prej 90 milion EUR (kryesisht ne zyrat qendrore te Grupit dhe ne Rusi). Megjithate, ne periudhen raportuese, alokimet neto prej 28 milion EUR jane bere per portofolin e provigjioneve per humbjet nga kredite. Provigjionet e humbjeve nga kredite per individet u rriten me 62 milion EUR ne 781 milion EUR. Segmenti i Korporatave te Grupit raportoi nje rritje te konsiderueshme ne provigjionet per humbjet nga kredite individuale, ndersa segmenti i Evropes Qendrore ka shenuar nje renie prej 11 per qind.
Raporti i kredive me probleme u rrit ne 10.3 per qind, ndersa raporti i mbulimit te kredive me probleme ra ne 66.1 per qind.
Shpenzimet te pergjithshme administrative me te larta
Shpenzimet e pergjithshme administrative u rriten 94 milion EUR ne 2,430 milion, EUR krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, shumica e te cilave u atribuohet konsolidimit dhe integrimit te Polbank ne muajin maj te 2012. Per shkak te te ardhurave me te larta operative, raporti kosto / te ardhura ra 1,5 pike per qindjeje ne 56.9 per qind.
Shpenzimet e stafit, ne 50 per qind, kane zene komponentin me te madhe ne shpenzimet e pergjithshme administrative: nje rritje prej 4 perqind, ose 48 milion EUR, ne 1,227 milion EUR. Kjo rritje kryesisht rezultoi nga konsolidimi i Polbank, rregullimeve te pagave ne Rusi, dhe rritjeve kontraktuale kolektive te pagave ne zyrat qendrore te Group-it.
Numri i te punesuarve (me kohe te plote) ra me 1.312 ose 2.2 per qind ne 58.772 qe nga fundi i vitit 2012. Reduktimet me te medha kane ndodhur ne Ukraine, Rumani, Poloni, Hungari dhe Bullgari.
Totali i aseteve ka rene me 4 per qind ne krahasim me fundin e vitit 2012
Krahasuar me fundin e vitit 2012, totali i aseteve te RBI ka rene 4 per qind , ose 5.1 miliarde EUR , ne131 miliarde EUR. Renia nga viti ne vit ishte edhe me e theksuar me 11 per qind , ose 16.1 miliard EUR . Ky trend i atribuohet kryesisht optimizimit te vazhdueshem te likuiditetit .
Krahasuar me fundin e vitit 2012, kredite dhe paradheniet per klientet pas zbritjes se provigjioneve per humbjet e kredise ra 1 miliarde EUR, ne76.8 miliarde EUR . Renia erdhi si rezultat i nje renieje prej 1.4 miliarde EUR ne arketimet nga transaksionet e riblerjes dhe huadhenies te letrave me vlere. Biznesi Kredise me klientet e korporatave u kontraktua me 1.8 miliarde EUR , sidomos ne Austri, Malte dhe Rusi. Ndersa biznesi me klientet e retalit u rrit 0.5 miliard EUR dhe biznesi me sektorin publik ishte deri 0.3 miliard EUR . Biznesi me klientet retail u rrit ne menyre te konsiderueshme ne Rusi, ndersa ra ne Poloni per shkak edhe te efekteve te monedhes .
Nga ana tjeter, depozitat nga klientet u rriten 1.2 miliarde EUR deri ne 67.5 miliarde EUR . Ndersa depozitat nga klientet e korporatave ( sidomos ne zyrat qendrore te Group-it ) u rriten 2.0 miliarde EUR dhe ato nga sektori publik ( kryesisht ne Rusi ) ishin 1 miliarde EUR , depozitat nga klientet retail rane 1.8 miliard EUR. Reniet me te medha kane ndodhur ne Poloni ( poshte 0.9 miliard EUR ) , Hungari ( poshte 0.4miliard EUR ) dhe Republiken Çeke ( poshte 0.2 miliard EUR ) .
*****
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.
RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.
Ne total, rreth 59,000 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.4 milion klienteve nepermjet 3,000 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore .
RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 78.5 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Michael Palzer (+43-1-71 707-2828, [email protected]) or
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]) ose Vilma Baçe ( [email protected])
http://www.rbinternational.com http:,//www.rzb.at