RBI me fitim te konsoliduar prej 557 milion €  banka me fitimprurese e Austrise per here te katert


27.3.2014

  • Te ardhurat neto nga interesi rriten me 7.4 perqind nga viti ne vit ne 3,729 milion € (2012: 3,472 milion €)
  • Te ardhurat operative (pa perfshire humbjet nga te mirat dhe taksat bankare) rriten me 8.2 per qind ne 5,729  milion € (2012: 5,297  milion €)
  • Shpenzimet e pergjithshme administrative rriten me 2.5 per qind ne  3,340 milion € (2012: 3,258  milion €)*
  • Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija jane rritur me 13.9 per qind ne 1,149 milion € (2012: 1,009  milion €)
  • Fitimi para tatimit ulet me 19.5 per qind ne  835 milion € (2012: 1,037  milion €)*
  • Fitimi i konsoliduar ulet me 23.6 per qind ne 557 milion € (2012: 730 milion €) *
  • Raporti i kredive me probleme rritet ne 10.7 per qind (deri 0.9 pike perqindjeje krahasuar me fundin e vitit 2012)

*) Pershtatja e vlerave te vitit paraardhes si rezultat i zbatimit retrospektiv te IAS 19R.

 

Te gjitha shifrat jane te bazuara ne standardet IFRS

RBI ka realizuar fitimin para tatimit prej 835 milion € ne vitin 2013. Renia nga viti ne vit prej 203 milion € ishte kryesisht atribut i efekteve one-off ne vitin 2012, te tilla si shitja e obligacioneve dhe riblerja e kapitalit hibrid tier 1 qe arriten shumen e 276 milion €. Rezultati operativ eshte permiresuar ne menyre te ndjeshme me 17 per qind, ose 351 milion €. Ky rezultat i kenaqshem ne kontrast me provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija me te larta (deri 140 milion € ), u rriten taksat bankare, dhe nje rezultat negativ prej derivateve dhe detyrimeve. "" Rezultati yne i mire operativ deshmon edhe nje here se modeli yne i biznesit eshte i shendoshe, edhe ne kohe sfidash dhe pavaresisht provigjioneve te larta . Ne kemi shenuar rezultatin me te mire te nje banke austriake per te katerten here ne rradhe, ""tha Karl Sevelda, Drejtor i Pergjithshem  i RBI . Fitimi pas tatimit per periudhen e raportimit ka qene 20 per qind ,ose 149 milion €, me poshte se vlera per vitin e kaluar. Si rezultat i renies se fitimit pas tatimit , kthimi nga kapitali pas taksave eshte ulur 1.3 pike per qindje ne 5.7 per qind.Pas zbritjes se fitimit qe i takon interesave jo- kontrolluese, te cilat u rriten 23 milion € ne minus € 46 milion, fitimi i konsoliduar arriti ne 557 milion €. Kjo rezultoi ne fitimet per aksion prej 1,83 € (2012 : 2,72 € ).

Bordi Drejtues do te propozoje ne Mbledhjen e Pergjithshme Vjetore qe te paguhet nje dividend prej 1,02 € per aksion per vitin financiar 2013.

Te ardhurat operative u rriten me  8 perqind

Te ardhurat operative u rriten 8 per qind, ose 432 milion €, ne 5,729 milion € nga viti ne vit.

Shpenzimet e pergjithshme administrative u rriten 2.5 per qind

Shpenzimet e pergjithshme administrative te RBI-se u rriten 2.5 per qind, ose 81 milion €, ne 3,340  milion € ne periudhen e raportimit, kryesisht per shkak te rritjes ne Rusi, Republiken Çeke dhe Poloni (qe rezultojne nga konsolidimi dhe integrimi i Polbank ne Maj 2012). Megjithate, raporti kosto / te ardhura u permiresua 3.2 pike per qindjeje ne 58.3 per qind per shkak te rritjes se te ardhurave operative.

Shpenzimet e stafit, komponenti me i madh ne shpenzimet e pergjithshme administrative ne 49 per qind, u rrit 2 per qind, ose 31 milion €, ne  1,632 milion € ne vitin 2013.

Deri me 31 dhjetor 2013, RBI kishte 57,901 punonjes (me kohe te plote), 2,183 punonjes, ose 4 per qind, me pak se ne fund te vitit 2012.

Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqia u rriten 14 per qind

Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqia u rriten 14 per qind , ose 140 milion €, ne 1,149 milion € nga viti ne vit. Provigjionet per humbjet nga kredite individuale u rriten 33 milion €, ne  1,215 milion €, ndersa clirimet neto te provigjioneve per humbjet nga kredite e portofolit arriten ne €, pas 164 milion € ne vitin e kaluar. Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija perfshijne te ardhurat nga shitja e kredive te keqija ne shumen prej 14 milion € (2012 : 9 milion €).

Provigjionet ne segmentin e korporatave te grupit, ku kredite e ndryshme te pjeses me te madhe te klienteve u bene me probleme, kane qene 145 milion € me te larta nga viti ne vit. Ne Rusi, provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija prej 48 milion € u bene per te dy klientet korporate e medha dhe klientet e biznesit retail, ndersa leshimet neto prej 16 milion € u rezervuan nje vit me pare. Ne menyre te ngjashme, ne Slloveni, provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u rriten me  31 milion € nga viti ne vit, veçanerisht per shkak te kredive me probleme dhe rivleresimit te kolateralit. Nje tendence pozitive eshte verejtur ne Hungari dhe Poloni, ku provigjionet per humbjet nga kredite e keqija ishin dukshem me te uleta nga viti ne vit. Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija rane 89 milion € ne Hungari, dhe jane ulur me 41 milion € ne Poloni.

Raporti NPL - dmth , raporti i kredive me probleme ndaj totalit te kredive te konsumatoreve - ishte 10.7 per qind ne vitin e raportuar pas 9.8 per qind nje vit me pare.

Totali i aseteve ra me 4 per qind

Totali i asetev te RBI-se ka rene me 4 per qind, ose 5,5 miliard €, ne 130,6 miliard € nga viti ne vit. Nje pjese e madhe e kesaj renie (rreth € 3,4 miliard) ishte si pasoje e  efekteve te kursit te kembimit, i cili kryesisht perbehej nga dobesimi i dollarit amerikan, rubles Ruse, Korones Çeke, dhe hryvnies Ukrainase kundrejt euros.

kredite dhe paradheniet bankare  per klientet (para zbritjes se provigjioneve) rane me 3 per qind, ose 2,7 miliard €, ne 80,6 miliard €. Perveç efekteve te permendura te kursit te kembimit, arsyeja kryesore per renien ishte kerkesa e dobet per kredi nga klientet e korporatave.

Raporti kredi / depozita (huate dhe paradheniet per klientet ne lidhje me depozitat nga klientet) ra me 1 pike perqindje ne krahasim me fundin e vitit 2012 ne 120,7 per qind.

Numri i njesive te biznesit eshte ulur kryesisht per shkak te bashkimit te Polbank

Numri i njesive te biznesit  ra me 81 ne  3,025 nga viti ne vit, kryesisht per shkak te optimizimit te rrjetit te degeve pas bashkimit me Polbank.

 

                                                                                                                                                                 * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.

RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.

Ne total, rreth 58,000 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.6 milion klienteve nepermjet 3,000 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.

RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 60.7  per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.

Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]),
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected]) ose Vilma Baçe ( [email protected])
http://www.rbinternational.com http:,//www.rzb.a