RBI: Publikimi i rezultateve të vitit 2019 dhe ndryshimi i perspektivës


18.3.2020

Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka rishikuar perspektivën e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave që ndikojnë në mjedisin e përditshëm dhe ekonominë globale, si rezultat i masave që janë marrë për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Ka të ngjarë që kufizimet si pasojë e kësaj situate të sjellin një recesion të rëndë në zonën e euros (supozuar -4% PBB në vitin 2020) me pasoja negative për tregjet e RBI-së (supozuar deri në -6% PBB në vitin 2020):

  • Ne po ulim pritshmëritë tona për rritjen e kredisë për vitin 2020.
  • Raporti i provigjioneve për vitin 2020 aktualisht pritet të rritet në 50 deri në 75 pika bazë, në varësi të kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së situatës
  • Ne synojmë të arrijmë një raport kosto / të ardhurash prej rreth 55 përqind në planin afatmesëm dhe po vlerësojmë se si rrethanat aktuale do të ndikojnë në këtë raport në vitin 2021.
  • Në planin afatmesëm ne synojmë një kthim të konsoliduar të kapitalit prej afro 11 përqind, por ende jemi duke e vlerësuar ndikimin e mjedisit aktual në përfitueshmërinë e vitit 2020.
  • Konfirmojmë objektivin tonë të raportit CET1 rreth 13 përqind.
  • Bazuar në këtë raport ne synojmë të shpërndajmë 20-50 përqind të fitimit të konsoliduar.

Ju lutemi gjeni versionin e plotë të deklaratës për shtyp në versionin pdf bashkëngjitur këtu.